Lajme nga bota


Google Maps vjen me një projekt risi për ndryshimet klimatike

Platforma për kërkimin e hartave dhe vendodhjeve gjeografike në internet, Google Maps, do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që përcaktohen sipas kushteve ekologjike në mbrojtje me tokën e biodiversitetin, bazuar në një listë të faktorëve përcaktues.

Kompania Google tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet shkarkim me gjurmë të ulët i ulët karboni, duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut në semafor apo dhe pjerrësitë e rrugëve.

Kjo risi ekologjike nga platforma Google Maps, së pari do të fillojë të aplikohet në SHBA, m dhe pas një rezultati të pritshëm efektiv do të fillojë të aplikohet në mbarë botën.

Gjithçka ka ardhur si pasojë e kaosit të madh të klimës dhe luftës së vazhdueshme të shteteve në kuadër të projekteve për ndryshimet klimatike, pjesë e së cilës është dhe angazhimi i kompanisë Google për futjen e kësaj risie në luftën e vazhdueshme për ndryshimet klimatike.

Pra, kur rrugët alternative janë dukshëm më të shpejta, Google do të ofrojë zgjedhje dhe do t’i lejojë përdoruesit të krahasojnë shkarkimet e karbonit.

Gjithashtu, Google në pronësi të Alphabet, tha se përdor të dhëna të shkarkimeve të kabonit bazuar në teste të ndryshme të llojeve të makinave dhe rrugëve të ndryshme, duke u mbështetur në studimet e marra nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Qeverisë së SHBA-së (NREL).


Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni dosja.al.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.