Lajme nga bota


Më shumë se gjysma e artikujve të shpërndarë për konsum kanë përdorim të plastikës në paketim

Afërsisht 1.000 fabrika që prodhojnë lëndët e para të nevojshme për produkte me një përdorim, janë bërë pjesë e studimit.

Shishet plastike, paketimet e ushqimit dhe qeset plastike janë ndër miliarda sende që përdoren një herë dhe më pas hidhen, shpesh duke përfunduar në oqeane.

Studimet e fundit kanë treguar se cilat kompani janë në bazën e zinxhirit të furnizimit me plastikë dhe bëjnë transportin në mbarë botën të këtyre paketimeve të plastikës. Sipas studimeve raportohet se 20 ndërmarrje petrokimie janë burimi i 55 përqind të mbetjeve plastike me përdorim të vetëm në botë. 

Studimi vlerëson gjithashtu se cilat vende prodhojnë më shumë mbeturina plastike me përdorim të vetëm, bazuar në numrin e popullsisë.

Britania e Madhe vjen në vendin e katërt, me më shumë se 40 kg mbetje plastike të krijuara për person në vit, ndërsa Australia është në krye dhe Shtetet e Bashkuara të dyta.

Kohët e fundit, sikurse dhe statistikat e studimit tregojnë, një pjesë e rritjes së kërkesës për plastike buron dhe nga nevoja për maska apo pajisje të tjera mbrojtëse ose mjekësore sikurse nevojiten gjatë kësaj periudhe të pazakontë të Covid-19.

ExxonMobil me bazë në SHBA është prodhuesi më i madh i plastikës me një përdorim, thotë raporti

Sipas raportimit të bërë nga BBC News, Prodhuesi më i madh në botë i polimerëve plastikë, ExxonMobil, thotë se ndan shqetësimet e shoqërisë për mbetjet plastike, nga ku deklaron se: -"ExxonMobil po ndërmerr veprime për të adresuar mbetjet plastike duke rritur riciklimin e plastikës, duke mbështetur përmirësimet në rikuperimin e mbetjeve plastike, për shembull, përmes anëtarësimit tonë themelues në Aleancën për t'i dhënë fund mbeturinave plastike. Ne jemi gjithashtu duke punuar në zgjidhje të avancuara të riciklimit që krijojnë dhe kapin vlerën nga mbeturinat plastike me mundësi për shkarkime më të ulët të gazeve serë gjatë ciklit të plotë të jetëgjatësisë së plastikës."

Për t'u informuar më tepër, lexoni artikullin e plotë nga David Shukman për BBC News.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.