Lajme nga bota


Endet e lirë një mace e egër në Dubai, policia në kërkim të tij

Policia nuk ka treguar se për çfarë lloj kafshe bëhet fjalë saktësisht, por zyra e Qeverisë ka thënë se policët po kërkonin mace edhe pse ekziston dyshimi se mund të jetë luan apo kafshë tjetër e egër, shkruan KOHA

Policia u bëri thirrje njerëzve që të tregonin nëse e shihnin kafshën, shkruan AP.

“Policia e Dubait thotë se sjellja e çfarëdo kafshe të egër në mjedis publik është rreptësishtë e ndaluar me ligjet e Emirateve dhe shkelësit mund të përballen me dënim me burgim deri në gjashtë muaj, përveç dënimeve të rënda financiare”, ka shkruar zyra e Qeverisë.

“Sipas vendit bëhet kuvendi”- është një fjalë e urtë Shqiptare. Nisur nga kjo shpjegimi i paralajmërimit të Policisë së Dubait, lidhet kryesisht me faktorët e përfshirjes së banorëve për t’i mbajtur këta kafshë të egra si kafshë shtëpiake. Për më tepër një tjetër fakt i publikuar nga KOHA, tregon se dhe disa prej lagjeve të shteteve arabe i shohin këto kafshë të egra në varësi të mirëmbajtjes dhe llojit të tyre sipas statusit të shoqërisë të ndërthurur me pasurinë dhe fuqinë.

Ndonëse është e ligjshme që mbajtja e këtyre kafshëve sipas politikave të vendit, sigurisht nga ana tjetër përcjell një tundim tepër të madh nisur nga të gjitha shtresat e shoqërisë, vërehet se në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pasur një numër të madh ku burra arabë janë parë me vetura luksoze nën shoqërinë e luanëve.

Sikurse dhe faktet e fundit flasin vetë: një luan u arratis nga një shtëpi më 2016, para se policia ta kapte sërish; ndërsa në Kuvajt, një burrë u dënua më 2014 pasi luani i tij u arratis dhe sulmoi një pastruese filipinase.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.