Politikat klimatike, rreziku i tranzicionit dhe stabiliteti financiar
Një studim i ri, nga kërkuesit e IIASA dhe Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit të Vienës, bankat dhe pritshmëritë që ato kanë mbi rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike, si pasojë e politikave të çrregullta në dobi të klimës, do të luajnë një rol të rëndësishëm për kalimin e suksesshëm drejt ekonomisë së gjelbër.
Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i rolit të sektorit bankar në fuqizimin e politikave të gjelbra dhe stabilitetit financiar. Autorët vendosën të vlerësojnë rolin e pritshmërisë së bankave kundrejt rreziqeve të klimës, në nxitjen apo pengimin e këtij ndryshimi.
Në thelb, kushtet e krijuara në kuadër të politikave, në dobi të ekonomisë së gjelbër, mund t’i japin përparësi kredive të gjelbra për investime të kësaj natyre.
Kalimi drejt aktiviteteve të rëndësishme, dhe orientimi drejt tre kolonave të ekonomisë post covid si ekonomia e gjelbër, ekonomia e dijes dhe dixhitalizimi, nuk përbëjnë sfida të lehta por duhen pasur parasysh të realizohen sa më shpejt.
Dikur ekonomia varej nga përdorimi i burimeve natyrore bazuar në mendimin se burimet natyrore ishin të pakufizuara, por në dritën e fakteve të reja dhe pasojave prej ndryshimeve klimatike, në ditët e sotme ka ndodhur e ashtuquajtura 'krizë të burimeve'.
Përgjigjet e duhura ndaj ndryshimeve klimatike në planin ekonomik, kombinuar me hartimin e politikave të gjelbra, do të mund të krijojnë një ekonomi të shëndoshë, në dobi të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe social në vendin tonë.
