Lajme nga bota


A mund të jenë njerëzit arsyeja e zhvendosjes së habitatit për papagallin Kea?!

Kea është një lloj papagalli i madh i familjes Nestoridae që gjendet në rajonet pyjore dhe alpine të Ishullit Jugor të Zelandës së Re. Rreth 48 cm e gjatë, kryesisht ndodhet në një ngjyrë të gjelbër ulliri me një portokalli të shndritshme nën krahët e saj dhe ka një sqep të sipërm të madh, të ngushtë e të lakuar në gri-kafe.

Kea konsiderohet si i vetmi papagall alpin në botë, por shkencëtarët që analizojnë ADN-në dhe të dhënat fosile kanë zbuluar se ata jetojnë edhe në vende të tjera të botës.

Lajmi për zhvendosjen e tyre është një goditje për statusin unik të papagallit alpin, por mund të jetë dhe njëfarë shpëtimi për zogun e rrezikuar, duke e bërë më të aftë kean për t’i mbijetuar humbjes së habitatit apo rritjes së konkurrencës nga specie te tjera, raporton The Guardian.

Si një zog specialist alpin, kea është më shumë i ndjeshëm ndaj krizës së klimës. Me ngrohjen e planetit zvogëlohen dhe mjediset alpine, duke bërë që të vërshojnë ne territor krijesat  e zonave më të ulëta, ndërsa ato që janë përshtatur për kushte alpine të kërcënohen me zhdukje.

Profesor Michael Knapp, një nga autorët e studimit, tha: “Nga ana fiziologjike nuk ka asgjë që të ndalojë kean të mbijetojë në zona më të ulëta, ai mbijeton nga niveli i detit deri në atë alpin”. Ai shton se ideja që papagalli kea është zhvendosur qëllimisht për të shmangur njerëzit, mund të jetë e ekzagjeruar pasi nuk ka informacion për të përcaktuar shkaqet e përplasjes me popullatat civile. 

Por papagalli Kea në Zelandën e Re ka renë në konflikt edhe më parë me njerëzit. Ata njihet qe janë zogj çapkënë dhe kureshtarë.

Kea e Zelandës së Re , papagalli i vetëm alpin në botë njihet edhe si 'Klouni i Alpeve' për ishuj të Jugut; dhe së fundmi është lajmëruar si zogu më i zgjuar në botë ( inteligjenca e tij rivalizon një majmun) sipas “the Institute of Cognitive Biology” në Vjenë

Gjatë viteve të fundit ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për “bastisje” të çantave të turistëve, në një prej të cilave një skocezi i morën pasaportën. Disa fermerë kanë raportuar qengja të vrarë prej tyre, aq sa deri në vitin 1970 ka pasur shpërblime zyrtare për vrasjen e tyre. 

Sipas shifrave zyrtare rreth 100,000 kea janë vrarë për shpërblimet dhe tashme rreth 3000-7000 zogj të tillë kanë mbetur në vend.

Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni The Guardian.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.