Lajme nga bota


Anija e mbushur me kimikate fundoset në Sri Lanka, konsiderohet si masakra më e madhe mjedisore

Mediat shkruajnë se mbytja e saj mund të jetë një nga katastrofat mjedisore më të mëdha që ka përjetuar planeti ynë.

X-Press Pearl i regjistruar në Singapor kishte qenë i përfshirë nga flakët për gati dy javë.

Qindra ton naftë të cilat ndodhen në bord do të rrjedhin në det, duke shkatërruar jetën detare aty pranë.

Sri Lanka dhe marina indiane punuan së bashku për disa ditë me idenë se mund të arrinin në shuarjen e flakëve dhe për rrjedhojë për të shpëtuar anijen nga fundosja.

Por, dallgët dhe erërat e penguan operacionin.

Ambientalistja Dr Ajantha Perera i tha BBC se fundosja e saj paraqet “skenarin më të keq mjedisor”.

Pjesa bregdetare afër qytetit të Negombo, disa nga plazhet më të paprekur të vendit, tashmë janë prekur nga ndotja e naftës dhe mbeturinave.

Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni Panorama online.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.