Lajme nga bota


Deti në Turqi dëmton turizmin dhe mjedisin

Sipas portalit NOA.al, kjo shtresë e trashë është mukoza detare, një llum i gjelbër që formohet kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit. Ekspertët fajësojnë ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

Ajo u gjet për herë të parë në Turqi në 2007, por është zbuluar gjithashtu në Detin Egje pranë Greqisë.

Shpërthimi i fundit i Turqisë përgjatë zonave të mëdha të detit Marmara, i cili lidh Detin e Zi me detin Egje, besohet të jetë më i madhi në histori dhe po shkakton dëme për komunitetet lokale

Presidenti turk reagoi dje për këtë dëmtim të detit turk dhe u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për të shpëtuar detin Marmara dhe brigjet që ai lag nga ndotja që e ka përfshirë ditët e fundit

Ai tërhoqi vëmendjen se konsumi i pakufizuar dhe mentaliteti për dominim ndaj natyrës sërish i ka shkaktuar dëmin më të madh njeriut, mjedisit dhe të ardhmes.

"Detet e ndotura, tharja e burimeve ujore, pakësimi i pranisë së pyjeve, tokat që po bëhen joprodhuese në mbarë botën përbëjnë një kërcënim për të gjithë ne. Për këtë arsye, për një botë të gjallë duhet të rregullohet pikëpamja jonë për natyrën, mjedisin dhe jetën. Mbrojtja e mjedisit është çështje e përbashkët e të gjithë individëve, të gjitha vendeve dhe gjithë njerëzimit", tha Erdoğan.

Për t'u njohur me artikullin, klikoni NOA.al.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.