Lajme nga bota


Trajtimi i ndryshimit të klimës nga G7: Priten masa të ashpra mbi djegien e qymyrit

Njoftimi mbi qymyrin erdhi nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se ishte hera e parë që udhëheqësit e kombeve të pasura ishin zotuar për të mbajtur rritjen e parashikuar të temperaturës globale në 1.5C. Kjo kërkon një sërë politikash urgjente, ku kryesore midis tyre janë heqja e djegies së qymyrit nëse nuk përfshin teknologjinë e kapjes së karbonit.

Qymyri është karburanti kryesor i ndotjes në botë dhe përfundimi i përdorimit të tij shihet si një hap i madh nga ambientalistët, por ata gjithashtu duan garanci që vendet e pasura do të përmbushin premtimet e mëparshme për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimin e klimës.

G7 do t'i japë fund financimit të gjenerimit të ri të qymyrit në vendet në zhvillim dhe do të ofrojë deri në 2 miliardë funte (2.8 miliardë dollarë) për të ndaluar përdorimin e qymyrit. Ndryshimi i klimës ka qenë një nga temat kryesore në samitin tre-ditor në Gjirin Carbis, Cornwall.

Udhëheqësit e shtatë kombeve të mëdha të industrializuara - MB, SH.B.A, Kanada, Japoni, Francë, Gjermani dhe Itali - pritet të përcaktojnë planet për të ulur emetimet nga bujqësia, transporti dhe prodhimi i çelikut dhe çimentos.

Ata do të angazhohen për të mbrojtur 30% të tokës globale dhe zonave detare për natyrën deri në vitin 2030. Ata gjithashtu pritet të zotohen që pothuajse të përgjysmojnë emetimet e tyre deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2010. Britania e Madhe tashmë e ka tejkaluar atë zotim.

Për t'u njhu me artikullin e plotë nga Dulcie Lee & Joseph Lee, klikoni  BBC News. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.