Lajme nga bota


Thyen rekordin e vitit 1941/ Kanadaja regjistron temperaturën 46,1 gradë C

Fshati Lytton në provincën e Kolumbisë Britanike, regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradësh Celcius.

“Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare”, shkroi në Twitter agjencia meteorologjike “ECCC Weather British Columbia”, burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

”Rekordi i mëparshëm ishte 45 gradë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan”, theksoi agjencia.

Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gradë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.