Mbjellja e pemëve është një nga mënyrat që shumë vende kanë zgjedhur, për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Mbjellja e pemëve
dhe si rrjedhojë, shndërrimi i tokave bujqësore në pyjore, sjell efekte
pozitive apo negative në vend.
Një studim i
fundit, ka vlerësuar dhe zbuluar disa nga efektet që rezultojnë, nga kthimi i
tokës bujqësore në tokë pyjore.
Modele
statistikore, ndërthurur me vëzhgime, janë përdorur për të vlerësuar se si ndryshimet
në mbulesën pyjore do të ndikonin në reshjet anembanë kontinentit.
Rezultatet
treguan se ka një rritje të reshjeve pas pyllëzimit, në veçanti në dimër. Por
përveç kësaj, pyjet llogariten të rrisin reshjet e shiut në pjesën më të madhe të
rajoneve gjatë verës. Nga ana tjetër, efekti i erës në dimër është pozitiv në
zonat bregdetare por në Evropën Kontinentale dhe Veriore do të jenë afër
neutrales dhe negatives.
Efektet e
kombinuara lokale dhe jo-lokale të një skenari realist të ripyllëzimit,
vlerësohet të rrisin reshjet e verës me 7.6 ± 6.7% mesatarisht në Europë (0.13
± 0.11 mm d–1).
Autorët shprehen
se, gjetja është mjaft domethënëse, sepse ka ndikim të konsiderueshëm edhe në
ndryshimet klimatike.
Ata thonë se,
“Kërcënimi më i madh i ndryshimit të klimës që pritet të ndodhë në pjesët
jugore të Evropës si Mesdheu, është rënia në sasinë e reshjeve gjatë verës. Dhe
atje, sipas studimit tonë, kjo praktikë e mbjelljes së pemëve, do të çonte në
një rritje të këtyre reshjeve. Kjo sepse, pyjet e rinj priren të avullojnë më
shumë lagështi në atmosferë se toka bujqësore, duke ndikuar në rritjen e
reshjeve në tokë.
Gjithashtu ata
theksojnë, se ideja për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike me
praktikën e mbjelljes së pemëve, nuk është aq e thjeshtë sa shpesh
portretizohet. Fakt i cili përmendet edhe nga shkencëtarë të tjerë, të cilët
tregojnë se kjo praktikë nuk është një zgjidhje e shpejtë për ndryshimet
klimatike.
Duke shtuar pemë
të reja ose duke restauruar pyjet e humbura, nuk mund të kompensojnë kurrë
emetimet e gazeve serë që vijnë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Kështu që,
ndalimi i shkarkimeve të gazeve serë, është hapi i parë që çdo vend duhet të
ndërmarrë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme gjithsesi.
Zhdukja e karbonit
nga atmosfera, do të ishte zgjidhja e duhur, në qoftë se nuk dëshirojmë që
temperatura të rritet edhe 1.5ºC më shumë.
Nga ky
këndvështrim, mbjellja e pemëve është një mundësi e mirë për zvogëlimin e
shkarkimeve. Por nga ana tjetër, mbjellja e tyre nuk duhet të jetë kurrë një
justifikim për të mos vepruar në reduktimin e shkarkimeve të karbonit me të
gjitha mjetet e mundshme.
