UNESCO: Barriera Koralore në Australi është në rrezik
Sipas dokumentit,
Australia nxitet të ndërmarrë veprime të përshpejtuara në të gjitha nivelet e
mundshme kundër ndryshimit të klimës. Në draft theksohet se, përkundër
përpjekjeve, objektivat kryesore për përmirësimin e cilësisë së ujit nuk janë
arritur.
Reagimi i
qeverisë australiane ishte i menjëhershëm, me ministrat e mjedisit Sussan Ley
dhe ministrat e Jashtëm, Marise Payne, që raportuan se kishin thirrur
drejtoreshën e UNESCO-s Audrey Azoulay. “Ne e kemi bërë të qartë se do ta
sfidojmë këtë qasje të gabuar, e cila u iniciua pa konsultime të duhura”, tha
Ley.
Ministria ra
dakord se ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për Barrierën, por
argumentoi se Komiteti i Trashëgimisë Botërore “nuk është vendi për të
shqyrtuar këtë çështje”. “Shkalla e konsiderueshme e vdekjes së koraleve ka
nxitur UNESCO-n të kërkojë nga qeveria australiane të bëjë më shumë për
klimën”, tha menaxheri i Oqeanit i WWF Australia, Richard Leck.
Synimet e emetimeve
të gazrave serrë në Australi nuk kanë ndryshuar që nga viti 2015 dhe
kryeministri konservator Scott Morrison, deri më tani i ka rezistuar presionit
ndërkombëtar për të vendosur objektivin e emetimeve zero, deri në vitin 2050.
