Hidrogjeni i gjelbër mund të jetë karburanti i së ardhmes
Teksa kriza
klimatike përshkallëzohet, bota po përdor gjithmonë e më shumë energji pa
karbon për të arritur një të ardhme me emetime zero të gazrave serrë.
Një formë
potenciale e energjisë së pastër është hidrogjeni i gjelbër, i cili vjen nga
burimet e rinovueshme si uji, në vend të lëndëve djegëse fosile, dhe mund të
përdoret për të fuqizuar industrinë e rëndë dhe mjetet e mëdha, si aeroplanët
dhe anijet.
Objektet për të
prodhuar këtë formë më të pastër të gazit janë shfaqur në të gjithë globin, në
Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore, Kinë, Australi, Kili dhe Afrikën e
Jugut.
Tregu global në
rritje i hidrogjenit të gjelbër parashikohet të jetë me vlerë 11 trilionë
dollarë deri në vitin 2050, sipas vlerësimeve të Goldman Sachs.
Por kritikët e
hidrogjenit të gjelbër thonë se përdorimi i energjisë diellore ose të erës për
të prodhuar një karburant tjetër tani është një humbje e burimeve të
rinovueshme të çmuara, pasi bota po përpiqet t’i largohet karburanteve fosile.
Në të njëjtën kohë, planet për të përdorur hidrogjenin e gjelbër, i cili
prodhohet duke përdorur lëndë djegëse fosile, po vëzhgohen gjithnjë e më shumë.
Pse na duhet
hidrogjeni i gjelbër?
Një pjesë e këtij
largimi përfshin makinat elektrike që zëvendësojnë automjetet me naftë e gaz.
Por disa industri kërkojnë aq shumë energji saqë burimet e rinovueshme
tradicionale nuk mund të plotësojnë kërkesën e tyre.
Ky është një
problem, sepse ato industri janë ndër emetuesit kryesorë të gazeve shkaktare të
efektit serë. Për këtë arsye, dhe konsiderohet se hidrogjeni i gjelbër, do të
ketë një potencial shumë të madh./ Motilokal.com
