Krijohet një njollë nafte e madhe sa qyteti i Nju-Jorkut në Detin Mesdhe
Një rrjedhje
nafte e dalë nga rafineria më e madhe e naftës në Siri po rritet dhe po përhapet
me shpejtësi në Detin Mesdhe. Autoritetet qipriote thanë se njolla e naftës, e
madhe sa qyteti i Nju-Jorkut, po i afrohet rrezikshëm ishullit.
Zyrtarët sirianë
thanë javën e kaluar se rrjedhja kishte ardhur nga një depozitë me 15 tonë
naftë në qytetin bregdetar Baiyas, që kishte nisur të nxirrte naftë që prej 23
gushtit. Pamjet satelitore nga Orbital EOS tregojnë se nafta e derdhur në det
kap një sipërfaqe prej 800 km2 dhe ndodhet 7 kilometra larg bregut qipriot.
Në rrjetet
sociale janë publikuar fotografi të dëmeve që rrjedhja e naftës ka shkaktuar bë
brigjet siriane, duke ndotur detin dhe rrezikuar jetën e gjallesave detare. Një
banor i qytetit thanë për CNN, në kushte anonimati, se shumica e bregut ishte
ndotur tashmë.
Rafineria e
naftës në Baniyas mbetet burimi kryesor i prodhimit të karburantit për Sirinë
dhe është jetike për furnizimin e mjeteve luftarake të qeverisë, që lufton prej
më shumë se një dekade me rebelët dhe forca të tjera.
Kjo është
rrjedhja e dytë më e madhe e naftës në Mesdhe këtë vit. Në shkurt, një rrjedhje
në brigjet e Izraelit shkatërroi plazhet e vendit dhe gjithashtu ndoti edhe
bregun e Libanit./ A2 CNN
