Nga “apokalipsi i ajrit” te qiejt blu, si e fitoi Pekini betejën me smogun
Qytetet kineze kanë kryesuar prej kohësh renditjen globale të cilësisë më të
keqe të ajrit në botë, ato kanë treguar përmirësim të vazhdueshëm gjatë viteve.
Pekini regjistroi vetëm 10 ditë ndotje të madhe të ajrit vitin e kaluar, një
rënie prej gati 80% që nga viti 2015.
Ndërkaq,
fotografitë e fundit nga Pekini tregojnë qiell të kaltër dhe diell veror, dikur
një gjë e rrallë në qytetin me afërsisht 21 milionë banorë.
Kthesa në
cilësinë e ajrit në Pekin ilustron se sa e suksesshme ka qenë fushata e vendit
kundër ndotjes që kur filloi në vitin 2013-viti i “opkalipsit” famëkeq të
Pekinit, kur smogu u bë aq i keq sa nivelet e PM2.5, një ndotës mikroskopik,
arriti në 900 mikrogramë për metër katror , 90 herë më i lartë se niveli i
rekomanduar ditor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Apokalipsi ajror
tërhoqi vëmendjen e mediave globale por dhe të banorëve vendas. Për vite me radhë,
ndotjes në kryeqytet ata i referoheshin si “mjegull”, por tani, të
ndërgjegjësuar me informacione të reja mbi efektet e rrezikshme të cilësisë së
dobët të ajrit, banorët nuk janë më të gatshëm të tolerojnë ditët e
frymëmarrjes së rënduar.
Terma të tillë si
PM2.5 shpejt u bënë pjesë e fjalorit të përditshëm, pasi njerëzit filluan të
rregullojnë jetën e tyre rreth niveleve të ndryshme të ndotjes. Dhe ndërsa
ndërgjegjësimi publik u rrit, protestat kundër uzinave të qymyrit nise të
shfaqen në qytete si Kunming dhe Shenzhen.
Asokohe, Global
Times raportoi se zemërimi publik po “devijonte” rritjen ekonomike të vendit
por, Gardner tha se qeveria tashmë kishte filluar të ndryshonte mentalitetin e
saj.
Xi Jinping, i
cili u bë president në Mars 2013 vetëm dy muaj pas apokalipsit, pa një mundësi.
Duke u zotuar për të pastruar ndotjen, ai mund të fitojë mbështetjen publike,
të përmirësojë imazhin e goditur ndërkombëtar të Kinës, të tërheqë turistët e
shqetësuar dhe punëtorët e huaj dhe t’i japë vetes një reklamim të mirë të
menjëhershëm.
Duke filluar nga
ai vit, qeveria investoi miliarda dollarë në një plan kombëtar veprimi për
ndotjen e ajrit. Ai nxorri rregullore të reja, krijoi stacione mbikëqyrëse
mbarëkombëtare të ajrit dhe filloi të mbyllte minierat e qymyrit dhe fabrikat e
qymyrit. Në vitin 2014, Kina kishte shpallur një “luftë kombëtare kundër
ndotjes”.
Në fillim, Pekini
toleroi protestat publike sepse ato ishin të lokalizuara, dhe kryesisht
përqëndroheshin në fabrika dhe termocentrale të veçanta në lagjet e
protestuesve, ose te zyrtarët lokalë që kishin shkelur rregulloret mjedisore.
Por kjo shpejt
filloi të ndryshojë pasi protestat morën një shtrirje më të gjerë-të nxitur
pjesërisht nga “Under the Dome”, një dokumentar i vitit 2015 që kritikoi
kompanitë shtetërore, zyrtarët e korruptuar dhe ministritë qeveritare për rolin
e tyre në krizën e cilësisë së ajrit.
Më shumë se 200
milionë njerëz e panë dokumentarin brenda javës së tij të parë, duke shkaktuar
debat të ashpër në internet para se censuruesit ta ndalonin atë tërësisht.
Ndërsa Partia
Komuniste në pushtet, e kryesuar nga Xi, forcoi kontrollin e saj mbi shoqërinë
civile dhe goditi aktivizmin shoqëror, policia mbylli me shpejtësi protestat
mjedisore në Chengdu në 2016 dhe në Wuhan në 2019 . Disa dokumentarë të tjerë
mbi çështjet mjedisore si mbetjet plastike u ndaluan gjithashtu.
Gjatë gjithë
kësaj kohe, Xi krenohej me fushatën e Kinës kundër ndotjes, shpesh duke mbyllur
fabrikat dhe duke kufizuar numrin e makinave në rrugë për të siguruar qiellin
blu gjatë ngjarjeve të rëndësishme siç është samiti i udhëheqësve të Azisë
Paqësorit 2014.
Pavarësisht nga
përmirësimet, ka ende rrugë të gjatë për të bërë, qiejt blu të përkohshëm
shpesh zëvëndësohen nga smogu i dendur. Dhe është e vështirë të dihet nëse
përmirësimet po shihen në të gjithë vendin apo nëse ndotja thjesht po largohet
nga Pekini diku tjetër. Ambjentalistët gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm
që të mos kalojnë asnjë vijë të kuqe politike, që të mos zemërojnë qeverinë
qendrore.
Por krahasur me
Pekinin e dikurshëm me tym, është e qartë se përpjekjet e përbashkëta kanë
dhënë rezultate-ndoshta një nga të paktat herë në vitet e fundit kur zemërimi
publik ka nxitur me sukses autoritetet kineze të veprojnë, edhe pse ato
përpjekje u menaxhuan me kujdes dhe u shtypën shpejt./A2 CNN
