Ndryshimi i klimës: Dyfishohen ditët me temperatura mbi 50 gradë në Tokë
Temperaturat e larta dhe numri i ditëve jashtëzakonisht
të nxehta gjatë vitit, janë rritur që prej vitit 1980. Ditët kur temperatura
shkon në 50 gradë Celsius është dyfishuar në dekadat e fundit.
Në analizën e publikuar nga mediat e huaja, theksohet
se rritja e temperaturave po manifestohen tashmë në shumë zona të botës, duke
krijuar sfida të mëdha për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë.
Mesatarisht në vitet 1980 dhe 2009,
temperaturat prej 50 gradë Celsius janë parë rreth 14 ditë në vit. Numri i
ditëve shkoi në 26 në vit midis vitit 2010 dhe vitit 2019.
Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45
gradë Celsius ndodhën mesatarisht edhe dy javë shtesë në vit.
“Rritja mund t’i atribuohet 100% djegies së
karburanteve fosile,” thotë Dr Friederike Otto, drejtor i Institutit të
Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.
Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse
për njerëzit dhe natyrën, si dhe shkakton probleme të mëdha për ndërtesat,
rrugët dhe sistemet e energjisë.
Vendet të cilat janë duke përjetuar këtë
fenomen janë kryesisht vendet e Lindjes së Mesme.
Por, pas temperaturave rekord prej 48.8 gradë Celsius
në Itali dhe 49.6 gradë Celsius në Kanada këtë verë, shkencëtarët kanë
paralajmëruar se do të vijnë ditë që temperaturat të shënojnë mbi 50 gradë
Celsius, nëse nuk reduktohen shkarkimet e gazeve serë.
