Ngrohja globale: mukozë detare po shfaqet në plazhet e Halkidikit
Shkencëtarët
paraqitjen e mukozës detare e lidhin me ngrohjen globale. Ngrohja e atmosferës
si rezultat i efektit të serave, e rrit temperaturën e oqeaneve dhe deteve, me
çka i bën më të përshtatshme për jetë të disa organizmave, ndërsa të
papërshtatshme për gjallesat dhe bimët tjera.
Mukoza detare
kryesisht përbëhet nga fitoplanktonе, përkatësisht alga mikroskopike. Si të
tillë, fitoplanktonet nuk janë të dëmshme për rrethinën, mirëpo në kombinim me
temperaturat e rritura të ujit, ujërat e zeza, pesticidet dhe ngrohjen globale,
shumohen tepër dhe e dëmton biodiversitetin, e bllokon depërtimin e dritës
diellore në det dhe e zvogëlon nivelin e oksigjenit në det.
Sipas matjeve të
Sistemit Posejdon, një rrjet i stacioneve shkencore-hulumtuese me përkrahje nga
shteti dhe Bashkimi Evropian e monitoron gjendjen në detet greke. Vala e nxehtë
nga gjysma e dytë e qershorit 2021 e ka ngritur temperaturën mesatare ditore të
Detit Egje në 28 gradë, që është 4 gradë më tepër nga vitet e kaluara.
Banorët lokal në
Pefkohori thonë që rrëfimi komik folklorik për të këtë dukuri është “gjyshet
thonë që bëhet fjalë për shkumë sapuni që vjen deri në breg për shkak të
pastrimit të anijeve”. Banorët lokalë kryesisht nuk kanë disponim të diskutojnë
për këtë temë me të huajt.
Gjatë qershorit,
gazeta britaneze “Independent” ka njoftuar se Qeveria e Greqisë ka iniciuar
hetim për paraqitjen e mukozës detare në ujërat në afërsi të ishullit Lemnos.
Gazeta greke
“Ekatimerini” atëherë publikoi që sipas hulumtimit të porositur nga Ministria
për Mjedis Jetësor, fenomeni shkaktohet nga kombinimi i ndotjes dhe
temperaturave të larta.
Stavros Statakis,
nënkryetari i shoqatës së peshkatarëve nga Lemnos me deklaratë për
“Ekatimerini” ka paralajmëruar që mukoza detare e vështirëson peshkimin dhe i
largon turistët.“Ajo shfaqet kohë pas kohe, mirëpo shpejtë zhduket. Për herë të
parë, dhjetë vitet e fundit është në sasi aq të mëdha”, thotë Statakis për
“Ekatimerini”.
Mukoza detare në
plazhin ndërmjet Hanioti dhe Pefkohori, Halkidiki, Greqi, shtator 2021 Foto:
Meta.mk. Rritja e sasisë dhe shpeshtimi i mukozës detare është tregues i
efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit nëpërmjet lëshimit
të dyoksid karbonit në atmosferë përmes djegies së lëndëve fosilike (thëngjill
dhe naftë) dhe hedhjes së materieve të rrezikshme në rrjedhat ujore. Shfaqja e
mukozës detare këtë vit në Detin Egje është shumë më pak në krahasim me
kaplimin e detit Marmaris në fqinjësi në Turqi.
Siç ka njoftuar
“Glloball Vojsis”, autoritetet turke kanë iniciuar aksion të inspektimeve dhe
pastrimi, me ç’rast presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar që prurja e
mukozës detare është e shkaktuar nga njerëzit dhe kompanitë që hedhin hedhurina
në Detin Marmaris./ Portalb- Dritare realiteti
