Ndotja e ajrit në situatë kritike, OBSh: Po i vret afro 7 milionë njerëz çdo vit
Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të
mëdha mjedisore që kanosin jetën e miliona njerëzve. Së fundmi, OBSH deklaroi
se të paktën 7 milionë njerëz vdesin thuajse çdo vit si pasojë e ndotjes së
ajrit.
Ndryshe nga të rritur, OBSH thekson se vdekjet
e tilla te fëmijët janë më të pakta, sikurse edhe shfaqja e sëmundjeve të tilla
si: zvogëlimi i rritjes, probleme me mushkëritë, infeksionet e frymëmarrjes dhe
astma e rënduar.
Njëkohësisht OBSH ka dhënë edhe udhëzime të
cilat duhet të ndiqen nga të gjitha vendet e botës për të rritur cilësinë e
ajrit.
“Udhëzimet Globale të Cilësisë së Ajrit të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë ofrojnë dëshmi të qarta të dëmit që ndotja
e ajrit shkakton në shëndetin e njeriut, në përqendrime edhe më të ulëta nga sa
ishte kuptuar më parë,” tha OBSH në një deklaratë.
Që nga përditësimi i fundit global i OBSH -së
në 2005, ka pasur një rritje të dukshme të provave që tregojnë se si ndotja e
ajrit ndikon në aspekte të ndryshme të shëndetit. Për këtë arsye, dhe pas një
rishikimi sistematik të provave të grumbulluara, OBSH ka paralajmëruar se
tejkalimi i niveleve të reja udhëzuese të cilësisë së ajrit shoqërohet me
rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.
