Ndryshimi i klimës: Të rinjtë shumë të shqetësuar
Një sondazh i ri botëror, i cili ilustron ankthin që po ndiejnë shumë të rinj për ndryshimin e klimës, u zhvillua në 10 vende të botës dhe u drejtua nga Universiteti Bath në bashkëpunim me pesë universitete të tjerë.
Ai u krye nga firma analitike e të
dhënave Kantar në Mbretërinë e Bashkuar, Finlandë, Francë, SHBA, Australi,
Portugali, Brazil, Indi, Filipine dhe Nigeri. Një sondazh i cili mendohet të
jetë më i madhi i këtij lloji, për
faktin se janë përgjigjur rreth 10,000 persona midis 16 dhe 25 vjeç.
Shumë nga të
pyeturit shprehen se nuk kanë të ardhme dhe ata e kuptojnë këtë, se njerëzimi
është i dënuar dhe se qeveritë nuk po reagojnë siç duhet.
Ndërsa shumë të tjerë,
ndihen të tradhtuar, të shpërfillur dhe të braktisur nga politikanët dhe të
rriturit.
Gati 60% e të
rinjve që morën pjesë në vlerësim, thanë se ndiheshin shumë të shqetësuar apo
jashtëzakonisht të shqetësuar.
Më tepër se
45% e të pyeturve, thanë se ndjenjat rreth klimës kanë ndikuar edhe në jetën e
tyre të përditshme. Tre të katërtat e tyre mendonin se e ardhmja ishte e frikshme.
Dy të tretat
raportuan se ndiheshin të trishtuar, të frikësuar dhe në ankth. Shumë të tjerë,
ndjenin frikë, zemërim, dëshpërim, pikëllim, turp, si edhe shpresë.
Autorët theksojnë
se të rinjtë janë konfuz, sepse edhe qeveritë po dështojnë në aktivizimin ndaj
ndryshimeve klimatike. Ata pohojnë se stresi kronik në lidhje me
ndryshimet klimatike po rrit rrezikun e problemeve mendore dhe fizike. Dhe nëse
moti keqësohet, do të ketë më shumë pasoja në shëndetin mendor.
Gjithashtu
edhe autorja kryesore, Karolina Hickman nga Universiteti Bath shpjegon se,
ankthi dhe frika nuk është pasojë vetëm e shkatërrimit të mjedisit, por lidhet edhe
me mosveprimin e qeverisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Të rinjtë
ndihen të braktisur dhe të tradhtuar nga udhëheqësit e vendeve të tyre. Si
rrjedhojë, 4 në 10 të rinj hezitojnë të krijojnë familje.
Vëzhgimi po
ashtu tregoi se nivelet e ankthit janë më të mëdha në kombet ku politikat
qeveritare për klimën konsiderohen më të dobëta. Vendet më
të shqetësuara rezultuan të jenë ato jugore, ku veçohet Portugalia, e cila
kishte përjetuar një seri zjarresh të njëpasnjëshme në vend. /Klima.al
Të rinjve iu
pyetën edhe pikëpamjet e tyre për pohimet e mëposhtme:
1.
Njerëzit
nuk kanë arritur të kujdesen për planetin: 83% ishin dakord në rang global
2.
E
ardhmja është e frikshme: 75%
3.
Qeveritë
po zhgënjejnë të rinjtë: 65%
4. Qeveritë mund të besohen: 31%
