Lajme nga bota


Shpërthimet e intensifikuara të vullkanit në Ishullin Kanarie

 Shpërthimet nga vullkani Cumbre Vieja në Ishullin Kanarie të La Palma janë intensifikuar, duke çuar ne evakuimin e 6,000 personave. Ky shpërthim ka çuar në mosfunksionimin e aeroporteve në vend dhe miratimin e ndihmës së menjëhershme financiare nga shteti spanjoll për strehimin e personave të prekur.

160 persona e fundit që u ekavuuan, nuk u lejuan që të ktheheshin në shtëpitë e tyre për të marrë sendet e tyre për shkak të “emergjencës vullkanike” thonë zyrtarët. Aeroporti i La Palma nuk ishte funksional të shtunën. Disa nga fluturimet për të shkuar apo larguar nga La Palma janë anulluar të premten në pasdite, për shkak të “akumulimit të hirit” nga aktiviteti vullkanik i fundit në rajon.

Foto nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin Kanarie. Marrë nga CNN

AENA, një kompani shtetërore që menaxhon aeroportet në Spanjë ka thënë se “detyrat e pastrimit kanë filluar, por situata mund të ndryshojë në çdo moment”. “

“Pjesa tjetër e aeroporteve të Ishullit Kanarie janë funksionale. Megjithatë personat të cilët do udhëtojnë, duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore” ka përfunduar AENA.

Binter, një kompani tjetër ajrore që operon në ishujt Kanarie, gjithashtu konfirmoi përmes një postimi në Twitter të shtunën se nuk do kryente fluturime brenda apo jashtë Ishullit, për shkak të pranisë së hirit vullkanik. Megjithatë, kjo kompani ka rifilluar fluturimet për në ishullin La Gomera dhe Tenerife, pasi kushtet janë më të përmirësuara në këto ishuj.

E shtuna shënon ditën e shtatë të shpërthimeve vullkanike në La Palma, një nga ishujt më të vegjël të Spanjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka qëndruar në ishull që të dielën e kaluar, pasi filluan shpërthimet.

Sanchez ka thënë për gazetarët se qeveria spanjolle ka miratuar “ndihmën e menjëhershme financiare për strehim”, për njerëzit e çuar në evakuim.

Victor Torres, presidenti i Ishujve Kanarie, tha të enjten se rreth 400 shtëpi dhe ndërtesa ishin shkatërruar, sipas raportimeve të mediave spanjolle.

Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës kanë udhëtuar të enjten për në La Palma për të takuar personat e çuar ne evakuim, si dhe personelin e urgjencës./ CNN News

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.