Shkarkimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë
Në vitin 2021,
nivelet e shkarkimit të dioksidit të karbonit (CO2) në botë janë kthyer në ato
që ishin para pandemisë, sipas një studimi të publikuar më 4 nëntor.
Të dhënat u bënë
publike nga konsorciumi “Global Carbon Project”, një grup shkencëtarësh që
hulumtojnë ndryshimet klimatike.
Raporti u bë
publik në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që po mbahet
në Glasgow të Skocisë.
Sasia e gazit për
ngrohjen e planetit të lëshuar në vitin 2020 ra me 5.4% pasi pandemia i detyroi
vendet të mbylleshin.
Por një raport
shkencor nga Projekti Global i Karbonit parashikon se emetimet e CO2 do të
rriten me 4.9% këtë vit.
Kjo rritje e
dioksidit të karbonit (CO2) e lëshuar në atmosferë nënvizon urgjencën e
veprimit në samitet si COP26 në Glasgow, thonë shkencëtarët.
Në takimin e
kësaj jave janë arritur marrëveshje të rëndësishme, për kufizimin e emetimeve
të metanit dhe për frenimin e shpyllëzimit.
Megjithatë,
emetimet nga qymyri dhe gazi parashikohet të rriten më shumë në 2021 sesa ranë
vitin e kaluar, megjithëse karboni i çliruar nga përdorimi i naftës pritet të
mbetet nën nivelet e 2019-ës./ MCN TV
