Si mund ta parandalojmë dezinformimin klimatik?
Nё Shtator tё kёtij viti, rrjeti i njohur
social Facebook vendosi t’i japё rreth 1 milionё dollarё specialistёve tё
klimёs dhe shoqatave qё merren me kontrollin e fakteve mbi dezinformimin
klimatik. Kjo nismё u ndёrmor nё kuadrin e parandalimit sё dezinformimit klimatik
qё ka pushtuar rrjetin social.
Pёrmes krijimit tё “Qendrёs sё Shkencёs
Klimatike” qё ofron informacion tё bazuar nё fakte, rrjeti social po merr masa
jo vetёm tё parandalojё pёrhapjen e dezinformimit klimatik, por dhe tё edukojё
publikun lidhur me ndryshimet klimatike.
Dezinformimi klimatik shpёrfaqet si njё
gёnjeshtёr e qёllimshme dhe e paramenduar qё bazohet nё informacion tё pasaktё
mbi ndryshimet klimatike.
Prej dekadash, ai ёshtё krijuar pёr t’i
shёrbyer interesave tё industrisё sё nxjerrjes dhe pёrpunimit. Pёrmes
financimit tё shoqatave apo individёve tё ndryshёm, u realizuan fushata
dezinformimi klimatik pёrmes kontrollit tё narrativёs nё media.
Qё prej atёhere, publiku ende priret drejt
mosbesimit e deri mohimit tё ndodhjes dhe pasojave tё ndryshimeve klimatike;
pre e lehtё e fabrikuesve tё dyshimit, qё pёr njё kohё tё gjatё, krijuan njё
realitet tё pavёrtetё. Ashtu si pas zgjimit, ndjesitё dhe mendimet e publikut,
pёrkunden mes ёndrrёs dhe zhgjёndrrёs, qё i detyrohet teknikave tё dezinformimit
klimatik.
Sё pari, ato synojnё tё rrisin shkallёn e
mosbesimit lidhur me konsensusin e hershёm ndёr shkencёtarё, qё ndryshimet
klimatike po ndodhin dhe pasojat e tyre do tё jenё deri katastrofike, nёse nuk
merren masat e nevojshme.
Sё dyti, kёto teknika synojnё tё ulin jo vetёm
shkallёn e njohjes pёr kёtё problem ekzistencial por edhe shkallёn e reagimit
tё secilit prej nesh. Pёr shembull, ka njё mungesё tё kёrkesёs sё llogarisё tё
publikut ndaj programeve politike, qё shpeshherё nuk pёrputhen me interesin dhe
dёshirёn e tij, pёr njё jetё tё shёndetshme dhe dinjitoze, bazuar nё zhvillimin
e qёndrueshёm.
Sё fundmi, mbase mё e rёndёsishmja, ato
pёrfshijnё projektimin e skenareve optimiste pёr tё ardhmen, duke vёnё nё
dyshim dhe mohuar faktet e propozuara prej autoriteteve shkencore. Mёsymja
mediatike e radhёs sё pseudoshkencёtarёve e ka bёrё publikun mosbesues ndaj
autoriteteve; pёr analogji, gjatё pandemisё, mediat kombёtare promovuan dhe i
dhanё hapёsirё televizive sharlatanёve duke rrezikuar shёndetin e popullatёs.
Gjendur pёrballё retorikёs antishkencore ёshtё
e nevojshme tё forcohet imuniteti ndaj dezinformimit klimatik.
Si fillim, publiku ka nevojё tё njohё dhe tё
kuptojё faktet mbi ndodhjen dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, si pёrmes
shkollave ashtu dhe medias. Nё kёtё kuptim, formimi i gazetarёve
mjedisorё/klimatike nё Shqipёri, merr rёndёsi, po tё kemi parasysh edhe
rreziqet klimatike me tё cilat do pёrballet vendi ynё. Paralelisht, edukimi mbi
median dhe informacionin (EMI) i publikut, do ta ndihmojё tё “pikasё” teknikat
e dezinformimit klimatik, qё shfaqet pa problem nё media.
Thёnё mё thjeshtё, publiku do t’i kuptojё
faktet shkencore pёrmes njohjes sё thelluar sё ndryshimeve klimatike dhe
teknikave tё dezinformimit.
Me shpresё, ai do tё mund tё parandalojё
pёrhapjen e dezinformimit klimatik dhe mё e rёndёsishmja, do tё kёrkojё
hartimin e politikave tё gjelbra, nё dobi tё jetёs sё tij dhe kujtdo, jo vetёm
sot, por dhe nё tё ardhmen.
