OKB shpall qasjen në mjedis të hapur si të drejtë të njeriut
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut e ka njohur qasjen
në mjedis të pastër dhe të shëndetshëm si të drejtë themelore.
Rezoluta, e diskutuar fillimisht më 1990, nuk është detyruese, mirëpo ka
potencial që të rrisë standardet globale.
Teksti që është propozuar nga Kosta Rika, Maldivet, Maroku, Sllovenia dhe
Zvicra është miratuar me 43 vota, derisa katër vende kanë abstenuar: Rusia,
Kina, India dhe Japonia.
Britania, e cila ka qenë në mesin e vendeve kritike të dokumentit gjatë
negociatave, ka votuar në të mirë të tij, derisa Shtetet e Bashkuara nuk kanë
votuar meqë nuk janë anëtare të Këshillit me 47 anëtarë.
Ambasadorja e Kosta Rikës, Catalina Devandas Aguilar, ka thënë se vendimi
do të “dërgojë mesazh të fuqishëm për komunitetet në gjithë botën, të cilat
përballen me vështirësi klimatike se nuk janë vetëm”.
Kritikët kanë thënë se Këshilli nuk është forum i përshtatshëm dhe kanë
cituar shqetësime ligjore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 13.7 milionë
vdekje në vit shkaktohen si pasojë e rreziqeve nga mjedisi siç është ndotja e
ajrit dhe ekspozimi në kimikate.
