Lajme nga bota


Ndryshimet klimatike po kërcënojnë pasuritë arkeologjike të Mbretërisë së Bashkuar

Ndryshimi i klimës po kërcënon të shkatërrojë “thesaret e varrosura” në tokat moçalore në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të tharjes së saj.

Doreza më e vjetër në botë e boksit, letra më e vjetër e shkruar me dorë nga një grua e shumë të tjera, janë disa nga objektet e jashtëzakonshme të zbuluara në këto toka.

Kjo do të thotë se ndryshimi i klimës mund të dëmtojë kuptueshmërinë tonë për të kaluarën tonë, thonë arkeologët.

Rreth 22,500 vende arkeologjike në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë në rrezik.

Problemi është se ndryshimi i modeleve të motit po ndikojnë në tharjen e disa tokave moçalore, që mbulojnë rreth 10% të Britanisë së Madhe.

Meqenëse këto toka, përmbajnë shumë pak oksigjen, materialet organike si druri, lëkura dhe tekstilet nuk kalben. Ato mund të mbijetojnë për mijëra vjet, të ruajtura nga qëndrueshmëria kimike e tokës.

Por nëse tokat thahen, oksigjeni mund të hyjë në sistem, duke filluar procesin e dekompozimit. Nëse ndodh kjo, objektet që ndodhen në të, mund të kalben shumë shpejt.

Gërmimi i këtyre vendeve që mund të jenë jashtëzakonisht të mëdha, mund të kushtojë qindra milionë paund dhe mund të duhen dekada pёr t’u realizuar.

Administratorët e Magnas (ku ndodhet një fortesë romake dhe Murin e Hadrianit), druajnë se procesi i tharjes së tokës, ka filluar tashmë.

Paralajmërimet vijnë, ndërsa kishin filluar përgatitjet për festimet e 1,900 vjetorin të ndërtimit të murit.

Toka në Magna është ulur deri në një metër në disa vende gjatë dekadës së fundit. Kjo është një dëshmi e "Tharjes" -shpjegon Dr Andrew Birley, krye-arkeologu në vend.

Kjo do të thotë se "një kapsulë historike kohore" është në rrezik, thotë ai, sepse vetëm një pjesë e vogël e vendit është gërmuar deri tani.

"Ky vend ka potencialin të jetë sinqerisht, mahnitës," beson Dr. Birley. "Pak a shumë gjithçka që romakët përdorën këtu për 300 ose 400 vjet mund të ishte ruajtur në pak a shumë në të njëjtën gjendje që ishin para 300-400 viteve, gjë që është një mundësi e pabesueshme."

Një fortesë tjetër disa kilometra përgjatë Murit të Hadrianit jep një ide të objekteve mahnitëse që mund të fshihen në Magna.

Gërmimet në Vindolanda kanë zbuluar dorezat më të vjetra të boksit në botë, të ruajtura aq mirë, sa që ende mund të dallohet gjurma e nyjave të gishtave të boksierit në një prej tyre.

Gjithashtu, këtu janë zbuluar më shumë këpucë romake se në çdo vend tjetër të botës. Është edhe burimi ku është gjetur mesazhit më i vjetër i shkruar me dorë nga një grua. Objektet e përditshme si kjo ofrojnë një lidhje unike me jetën e njerëzve të thjeshtë në kohët e lashta.

"Këto lloj objektesh normalisht nuk mbijetojnë," thotë Dr. Birley, i cili punon në të dy vendet. " Ajo mund të na japë kuptueshmëri të mahnitshme se si ishte jeta këtu në kufirin verior pothuajse 2.000 vjet më parë.»

Do të ishte një "katastrofë" për çdo objekt organik nëse thahet. "Rreziku është se ata do të zhduken. Ne do të humbasim trashëgiminë tonë në qoftë se nuk shohim se çfarë po ndodh tani."-shprehen ekspertët.

Dhe ndryshimi i motit nuk po kërcënon vetëm mbijetesën e mbetjeve romake. Ekspertët llogaritin se ka rreth 22,500 vende arkeologjike në ose nën toka moçalore në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr. Rosie Everett, nga Universiteti Northumbria, është pjesë e një ekipi që ka vlerësuar efektin e ndryshimit të klimës në arkeologjinë e tokave moçalore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo thotë se një mori vendesh historike në tokat moçalore janë nën kërcënim, duke mbuluar të gjithë spastrimin e historisë së vendit.

Ka shtigje paleolitikë deri në 12,000 vjet të vjetra, dhe vendet e varrimit të epokës së bronzit si dhe mbetjet e vendbanimeve më moderne dhe veprimtarive industriale.

«Këto toka përbëjnë një pjesë kaq të vogël të ekologjisë së Britanisë, por kanë një potencial të madh për të na treguar për të kaluarën tonë»,—thotë dr. Everet.

Ndërsa një arkeolog që punon në një vend "të thatë" mund të gjejë 10% të asaj që ishte dikur atje, në një vend moçalor ata mund të gjejnë deri në 90% të kulturës materiale të komuniteteve të lashta, thonë arkeologët.

«Humbja e tokave moçalore do të kishte pasoja të mëdha për kuptueshmërinë e historisë së vendit, por edhe për historinë tonë klimatike dhe historinë tonë mjedisore»,—thotë dr. Everet.

Kjo është arsyeja pse ajo beson se duhet të ketë përpjekje më të mëdha për t'i mbrojtur ata.

Dr. Birley është dakort. "Nëse humbasim vende si ky, e humbim këtë lidhje të drejtpërdrejtë me njerëzit që jetuan në këtë ishull 2000 vjet më parë," thotë ai.

"Ne humbim shansin për të mësuar sa më shumë të mundemi rreth tyre. Dhe ne humbasim pjesë të trashëgimisë sonë dhe pjesë të historisë sonë."/ BBC News


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.