Pyjet tropikal të Amazonës rrezikojnë zhdukjen
Sipas studiuesve, pyjet tropikal të Amazonës po shkojnë drejt një «pikë kritike» ku pemët mund të vdesin në masë.
Një studim tregon se pyjet më të mëdha tropikal në botë po humbasin aftësinë për t'u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga thatësirat, zjarret dhe shpyllëzimi. Sipërfaqet e mëdha mund të bëhen savana me pyje të pakta, e cila është shumë më pak e efektshme se pyjet tropikale, të cilat absorbojnë dyoksidin e karbonit nga ajri (shkaktari kryesor i ngrohjes globale).
Studime të mëparshme kanë treguar se disa sipërfaqe të Amazonës tani po shkarkojnë më shumë sesa absorbojnë dyoksid karboni.
"Pemët po humbasin shëndetin dhe mund të jenë duke iu afruar një pike kritike- në thelb, një humbje masive e pemëve," tha Dr Chris Boulton i Universitetit të Exeter.
Zbulimet, bazuar në të dhënat satelitore të tre dekadave, tregojnë prirje alarmuese në "shëndetin" e pyjeve tropikal të Amazonës.
Ka shenja të humbjes së qëndrueshmërisë në më shumë se 75% të pyllit, me pemët që marrin më shumë kohë për t'u rimëkëmbur nga efektet e thatësirave kryesisht të nxitura nga ndryshimi i klimës si dhe ndikimet njerëzore si shpyllëzimi dhe zjarret. Një rreth vicioz dëmtimi mund të shkaktojë "vdekje":-thonë shkencëtarët.
Dhe ndërsa nuk është e qartë se kur mund të arrihet kjo pikë kritike, pasojat mbi ndryshimin e klimës, biodiversitetin dhe komunitetin lokal do të ishin "shkatërruese".
Pasi të fillojë procesi, shkencëtarët parashikojnë se mund të jetë një çështje dekadash përpara se një "pjesë e konsiderueshme dhe e rëndësishme" e Amazonës të transformohet në savanë - një ekosistem jashtëzakonisht i ndryshëm, i përbërë nga lëndinat dhe pemët. "Amazona ruan shumë karbon dhe e gjithë kjo sasi do të lëshohej në atmosferë, gjë që më pas do të kontribuonte më tej në rritjen e temperaturave, e cila do të mund të ndikoj në temperaturën mesatare globale të viteve të ardhshëm" cilëson Dr Boulton, duke shtuar se ndalimi i shpyllëzimit do të ndihmonte në një farë mënyre në trajtimin e problemit.
Rreth një e pesta e pyjeve tropikalë ka humbur tashmë krahasuar me nivelet para-industriale, shprehen studiuesit.
Kërkimi u krye nga Universiteti i Exeter, Instituti Potsdam për Kërkimet e Ndikimit të Klimës (PIK) dhe Universiteti Teknik i Mynihut.
"Shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës mund të jenë nxitësit kryesorë të këtij problemi," tha Prof. Niklas Boers i PIK dhe Universitetit Teknik të Mynihut.
Duke komentuar, Dr. Bonnie Waring nga Instituti Grantham - Ndryshimi i Klimës dhe Mjedisi, Kolegji Perandorak në Londër, tha: «Këto zbulime të fundit janë në përputhje me dëshmitë e grumbulluara se presionet e dyzuara të ndryshimeve klimatike dhe shfrytëzimit njerëzor të pyjeve tropikale po rrezikojnë pyjet tropikale më të mëdha në botë, e cila është gjithashtu, shtëpia shumë specieve të njohura për shkencën.»/ BBC news
