Lajme nga bota


IPCC: Bota duhet të përgjysmojë emisionet deri më 2030 nëse duam të shmangim ngrohjen katastrofale globale!

Në pjesën e fundit të vlerësimit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për ndryshimin e klimës (IPCC) mbi gjendjen e ngrohjes globale – me temë zbutjen e ndryshimit të klimës- mesazhi është i qartë: Hapësira për ta mbajtur ngrohjen globale nën 1,5 gradë Celsius, dhe për të kufizuar ndikimin katastrofal mbi klimën, përfshirë përkeqësimin nga zjarret dhe përmbytjet, është zvogëluar shumë.

Pas raporteve të mëparshme të OKB për shkencën e ndryshimit të klimës, dhe ndikimeve e përshtatjes, raporti i fundit tregon me hollësi rrugët për të zgjidhur problemin. Raporti shënon se kryesorja është përcaktimi më ambicioz i një afati për heqjen dorë nga lëndët djegëse fosile, të cilat janë përgjegjëse për emetimin e dy të tretave të dioksidit të karbonit, që ka shkaktuar ngrohjen e planetit që nga viti 1850; dhe në të njëjtën kohë një rrjet sistemi global energjie mbështetur kryesisht tek dielli dhe era – kostoja e energjive të rigjenerueshme ka rënë që nga viti 2010 mbi 85 %.

IPCC tregon rrugët për të arritur “reduktimin e shpejtë dhe të madh të emisioneve të dioksidit të karbonit në të gjithë sektorët,” që do të thotë uljen deri në fund të kësaj dekade me 50 % të gazrave që shkaktojnë efektin serë (GHG), krahasuar me nivelin e 2019.

Aktivistët e klimës shpresonin që raporti të refuzonte promovimin e teknologjive për zhvendosjen e dioksidit të karbonit (CDR), për të mos rritur kostot. Sidoqoftë, kapja dhe magazinimi i karbonit (CCS), megjithëse i paprovuar sa duhet, mbetet një opsion i hapur. Mbrojtja e pyjeve dhe diversiteti, që ulin në mënyrë jetike CO2, eficienca e përmirësuar e ndërtesave dhe elektrifikimi i transportit janë pjesë të rëndësishme të rrugës për lehtësimin e klimës, thuhet në raportin 3000 faqesh.

Rritja e sasisë së parave që jepen për klimën në sektorin publik dhe një tranzicion i drejtë dhe i barabartë në vendet e varfra, që kanë emetime të ulta dioksidi karboni për frymë, janë jetike për arritjen e synimeve të zbutjes së ngrohjes globale.

Qeveritë duhet të caktojnë afatet e shkëputjes nga lëndët djegëse fosile

Asnjë nga vendet nuk ndodhet aktualisht në rrugën e duhur për të arritur synimet e marrëveshjes së Parisit, për ta mbajtur ngrohjen nën 2 gradë Celsius, ose ideale do të ishte nën 1,5 gradë Celsius.

Synimet në Planet aktuale Kombëtare për Klimën (NDC) janë ekuivalente me ngrohjen rreth 3,2 gradë celsius që këtë shekull. Moti ekstrem dhe shkrirje akulli përgjatë Arktikut kanë ndodhur tashmë që kur ngrohja që nga periudha paraindustriale ka qenë 1,2 gradë Celcius. Raporti thotë se ngrohja nuk mund të kufizohet deri në 1,5 gradë celsius nëse emisionet nuk fillojnë të bien pas 2025.

Emisionet globale neto zero CO2, pra sasi emisionesh që nuk shkaktojnë ngrohjen e klimës, duhen arritur të paktën më 2050. Raporti i fundit i IPCC synon t`u japë qeverive justifikimin për të vendosur synimet e duhura në reduktimin e emisioneve. 32 vjet kanë kaluar që kur IPCC publikoi raportin e parë për klimën dhe që nga ajo kohë emisionet janë rritur 54 %, thotë organizmi që merret me klimën.

Emisionet negative dhe frika nga ‘tejkalimi’

Disa nga rrugët për zbutjen e ngrohjes së klimës, përfshirë në raport marrin parasysh teknologjitë “e emisioneve negative” si për shembull bioenergjinë, e cila lidh dhe konservon dioksidin e karbonit (BECCS) – gjatë të cilave pemët ushqejnë bimët që prodhojnë energji, emisionet e të cilave do të kapen dikur kur të jetë në dispozicion teknologjia përkatëse.

Kjo praktikë konsiderohet nga IPCC dhe BE si me karbon negativ, sepse pemët që ushqejnë bimët bioenergjetike gjykohen si të qëndrueshme- megjithëse një sipërfaqe e madhe pyjesh dhe toke agrikulture do të përdoret për të bërë mbjelljen e pemëve të nevojshme. Varësia nga teknologjitë e paprovuara CDR rrezikojnë “tejkalimin ” e përkohshëm të kufirit të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius.

Pasoja do të jetë që temperaturat do të bien sërish sapo të përdoren teknologjitë CDR. Por, mund të jetë tepër vonë nëse është arritur “pika kulminante” e pakthyeshme, shpjegon Schneider, përfshirë shkrirjen e rajoneve me ngrirje permanente që e ulin masivisht dioksidin e karbonit, duke shkaktuar emisione shtesë që mund të përshpejtonin shumë krizën e klimës. Ekziston shqetësimi se CDR mund të thotë që të shtyhen synimet e reduktimit të menjëhershëm të emisioneve të dioksidit të karbonit.

‘Bashkëpërfitimet’ nga zbutja

Për Alexandre Köberle, punonjës shkencor në Institutin Grantham të shkollës së lartë, Imperial College London, dhe autor kryesor i raportit të fundit të IPCC, kostot për zbutjen e ndryshimit të klimës të llogaritura në raport duhet të marrin parasysh “efektet që mund të shmangen nëse luftojmë ndryshimet e klimës.”

Kostot e zbutjes së ndryshimit të klimës vlerësohen sërish me termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) në nivel global- një instrument matës për të cilin një nga bashkëkryetarët e grupit III të punës së IPCC, Priyadarshi Shukla pranon se nuk merr parasysh “dobinë ekonomike të uljes së kostove të përshtatjes ose efekteve të shmangura në ndikimin e klimës.”

Megjithatë, GDP “do të ishte vetëm disa % më pak në vitin 2050 nëse ne bëjmë atë që duhet për të kufizuar ngrohjen me 2 gradë Celsius,” thotë Shukla. Por Köberle thotë se GDP është “një sistem i tmerrshëm matës” që nuk jep qartësinë e duhur për politikanët që duan të bindin publikun për përfitimet nga tranzicioni në fushën e energjisë.

“Bashkëpërfitimet” nga politika e zbutjes së ndryshimit të klimës si reduktimi i ndotjes së ajrit dhe përmirësim i frymëmarrjes nuk janë marrë parasysh, thekson ai: as pavarësia në fushën e energjetikës dhe varësia në ulje nga furnizuesit e tjerë me energji, sidomos në kohëra si këto kur Europa është duke u munduar të ulë varësinë nga gazi dhe nafta ruse.

IPCC do të finalizojë vlerësimin e gjashtë voluminoz të saj, për herë të parë që nga viti 2014, për ta shpërndarë në muajin shtator në prag të COP27 – kur qeveritë pritet të aktualizojnë planet e tyre kombëtare për klimën, NDC, dhe të angazhohen për një datë më ambicioze për shkëputjen nga lëndët djegëse fosile./ SCAN tv

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.