Lajme nga bota


Kapaciteti i prodhimit të termocentraleve u rrit gati 1% në vitin 2021, zbulon raporti nga "Global Energy Monitor"

Sipas një raporti kërkimor nga një grup amerikanë ekspertësh të mjedisit, kapaciteti global i termocentraleve me qymyr (karburanti fosil që lëshon më shumë dioksid karboni kur digjet), u rrit gati 1% vitin e kaluar.

Raporti i "Global Energy Monitor" zbuloi se kapaciteti global i impianteve të qymyrit u rrit me 18.2 GW ose rreth 0.87%. Shkencëtarët dhe aktivistët i kanë kërkuar shteteve që të ndalojnë përdorimin e qymyrit dhe të drejtohen nga burimet më të pastra të energjisë, si energjia diellore dhe e erës dhe në disa raste, energjia bërthamore.

Rritja e kapacitetit prodhues, në impiantet e reja të qymyrit prej rreth 25.2 GW në Kinë (ndotësi më i madh i klimës në botë) në vitin e kaluar, pothuajse kompensoi mbylljen e termocentraleve në pjesën tjetër të botës, thuhet në raport. Kina është zotuar të arrijë neutralitetin e qymyrit deri në vitin 2060.

Por fokusi i saj kohët e fundit është zhvendosur drejt sigurisë energjetike, pas ndërprerjeve të energjisë dhe pasigurive gjeopolitike që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vende si Gjermania gjithashtu kanë rishqyrtuar përdorimin e qymyrit për të zëvendësuar gazin natyror rus.

Shtetet e Bashkuara, shkarkuesi i dytë më i madh i karbonit, u zotuan me rreth 40 vende në bisedimet e OKB-së për klimën nëntorin e kaluar për t’i dhënë fund financimit ndërkombëtar për shumicën e projekteve të karburanteve fosile deri në fund të vitit 2022. Por administrata e Biden së shpejti mund të shqyrtojë thirrjet për përjashtime nga premtimi i saj pas pushtimit rus të Ukrainës, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Pavarësisht rritjes së vitit të kaluar, kapaciteti i termocentraleve globale që po ndërtoheshin në vitin 2021 ra nga 525 GW në 2020, në 457 GW, një rënie prej 13%, thuhet në raport./Scan TV

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.