Lajme nga bota


Leje 1-vjeçare për energjinë e rinovueshme – Synimet e BE për të arritur sa më shpejt në energjinë e gjelbër!

Ekzekutivi i Bashkimit Europian dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër të bllokut dhe të shkurtojë varësinë e tij nga karburantet ruse duke lejuar disa projekte të energjisë së rinovueshme të marrin leje brenda një viti, sipas një projektdokumenti.

Brukseli do të publikojë javën e ardhshme një paketë masash për t’i dhënë fund varësisë së Bashkimit Europian nga Rusia, duke rritur energjinë e rinovueshme, kursyer energji dhe rritur importet e gazit nga vende të tjera.

Si pjesë e këtij plani, Komisioni Europian do të propozojë rregulla që u kërkojnë vendeve të përcaktojnë zonat në tokë, ose det të përshtatshme për energjinë e rinovueshme, ku projekte të tilla do të kenë një ndikim të ulët mjedisor.

Projektet e rinovueshme shpesh përballen me vonesa shumë më të gjata, për shkak të burokracisë, kundërshtimit lokal ose shqetësimeve për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, duke ngritur shqetësime se blloku do të luftojë të zgjerojë energjinë e erës dhe diellit mjaft shpejt për të përmbushur qëllimet e ndryshimit të klimës. Në Greqi, për shembull, tetë vjet është një afat kohor tipik për miratimin e projekteve të energjisë së erës, tha Shoqata Helenike e Energjisë së Erës.

“Burimet e rinovueshme të energjisë janë thelbësore për të luftuar ndryshimet klimatike, për të ulur çmimet e energjisë, për të ulur varësinë e Bashkimit nga lëndët djegëse fosile dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit”, thuhet në dokument. Lejimi dhe ndërtimi i projekteve të energjisë së rinovueshme do të etiketohen si në “interesin kryesor publik”, duke mundësuar një vlerësim të thjeshtuar. Qytetarët e BE do të kenë ende të drejtën të marrin pjesë në vendimet mbi projektet, thuhet në dokument./ Scan

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.