Lajme nga bota


Ka madhësinë e qytetit të Filadelfias, zbulohet liqeni që mund të zbulojë se si dukej Antarktida para se të ngrinte

Shkencëtarët që hetojnë pjesën e poshtme të shtresës më të madhe të akullit në botë në Antarktidë, kanë zbuluar një liqen me madhësinë e një qyteti. Liqeni, i quajtur Snow Eagle, është rreth 370 km katrorë (48 km i gjatë dhe rreth 15 km i thellë) – afërsisht e njëjtë me qytetin e Filadelfias.

Ndodhet nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, e cila është një nga dy shtresat e mëdha të akullit në Antarktidë dhe shtresa më e madhe e akullit në të gjithë planetin. Sipas shkencëtarëve, sedimentet mund të përmbajnë një histori të Akullit të Antarktidës Lindore që nga fillimet e saj më të hershme.

Ata mund të zbulojnë se si ishte Antarktida para se të ngrinte, si ka ndikuar ndryshimi i klimës dhe si mund të ndryshojë shtresa e akullit ndërsa bota ngrohet. Liqeni Snow nga më shumë se dy milje akull, u zbulua nga një aeroplan i pajisur me radar depërtues akulli, i cili dërgon valë radio./ abc news


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.