Shpikja e madhe erdhi, makinë me panele diellore, udhëton deri në 620 km
Një makinë e pajisur me panele diellore pritet të
udhëtojë
rreth 620 kilometra pa ndalim.
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do
të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore.
Kompania thotë se makina do të jetë në gjendje të udhëtojë
rreth 620 kilometra pa ndalim dhe mund të vazhdojë të udhëtojë edhe deri në 70
km plus në ditë falë energjisë së mbledhur nga panelet diellore.
Karikimi i baterisë së makinë përmes paneleve diellore
mundëson furnizimin edhe për udhëtime të gjata. Por gjithashtu kjo do të thotë
që drejtuesit e automjeteve do të shpenzojnë edhe më pak kohë në pikat e
karikimit – ose mund të mos kenë nevojë fare për to./ Koha Jone
