Lajme nga bota


Vala e të nxehtit në Europë shkon drejt veriut

Evropa perëndimore përballet me temperatura më të larta të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut. Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u lëshuan paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë celsius të hënën.

Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre. Britania e Madhe pritet të shohë sot ditën e saj më të nxehtë dhe ekspertët thonë se disa pjesë të Francës po përballen me një “apokalips të nxehtësisë”. Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta në qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë celsius, tha zyra kombëtare e motit. Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30 000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit. Gironde, një rajon i njohur turistik në jugperëndim, është goditur veçanërisht keq, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të kontrolluar flakët që kanë shkatërruar gati 17 000 hektarë tokë që nga e marta e kaluar./ A2 CNN

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.