Lajme nga bota


Rritet numri i rinocerontëve të vrarë për brirët e tyre

Afrika e Jugut regjistroi më shumë rinocerontë të vrarë për brirët e tyre në gjysmën e parë të vitit 2022, njoftoi sot Ministria e Mjedisit jugafrikan.

Dhjetë rinocerontë të tjerë u vranë në të gjithë vendin krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, duke e çuar totalin në 259.

Gjuetia pa leje në Afrikën Jugore tashmë është rritur vitin e kaluar pas një rënie në 2020 të shkaktuar nga masat kufizuese për shkak të COVID-19.

Afrika e Jugut është shtëpia e rreth gjysmës së popullsisë së përgjithshme të rinocerontëve të zinj të rrezikuar në Afrikë, dhe ai vend është gjithashtu shtëpia e popullsisë më të madhe në botë të rinoqerontëve të bardhë.

Nismat për të mbrojtur rinoqerontët në Parkun Kombëtar Kruger të njohur botërisht kanë detyruar gjuetarët të gjuajnë në parqe private dhe në provincën KwaZulu-Natal, tregojnë shifrat e ministrisë.

Ylli i kriketit dhe ruajtësi i rinoqerontëve në Afrikën e Jugut, Kevin Pietersen, tha se shifrat në rritje të gjuetisë pa leje ishin “katastrofike”.

Këtu përfshihen gjuetarët vendas, por edhe organizatat kriminale ndërkombëtare që i kontrabandojnë përtej kufirit. Ministria thekson se kërkesa më e madhe është në Azi.

“Njëra nga Pesëshja e Madhe e Afrikës do të zhduket nëse nuk e ndalojmë këtë situatë serioze”, tha Pietersen, duke iu referuar pesë kafshëve më të famshme të Afrikës – rinoqerontit, elefantit, buallit, luanit dhe leopardit./ Top Channel


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.