Traktati për mbrojtjen e oqeaneve dhe ujrave detarë
Rreth 200 shtete firmosën marrëveshjen e “Trajtimit të Deteve të Hapura” në mbrojtje të jetës detare dhe ujërave ndërkombëtare, që përfaqësojnë afërsisht gjysmën e sipërfaqes së planetit tokë, Traktati nuk ka qenë në fuqi prej një kohe të gjatë.
Marrëveshja u firmos me 04.03.2023 - pas dy javësh diskutime në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në New York, të cilat përfunduan me një session, që zgjati mbi 36 orë.
Traktati siguron disa instrumente ligjorë për të rimëkëmbur, menaxhuar dhe ruajtur biodiversitetin e zonave të mbrojtura detare. Marrëveshja garanton edhe institucionet përgjegjëse për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe përcaktimin e dëmeve, si pasojë e aktiviteteve tregtare, p.sh nga minierat e detit.
“Kjo është një ditë historike për ruajtjen e zonave detare dhe një shenjë - që në një botë të përçarë, ajo që na bashkon është mbrojtja e natyrës, e cila sfidon situatën gjeopolitike”, -tha në fjalimin e saj, Laura Meller, Aktiviste për oqeanet pranë Organizatës ‘Greenpeace’, për rajonin nordik.
Detet e hapura mund të konsiderohen si habitati i shumë gjallesave bimore dhe shtazore për vet faktin se oqenet zënë një sipërfaqe prej më shumë se 60% te planetit tonë. Këto ujëra përbëjnë një habitat i cili garanton mirëqenien e disa specieve dhe ekosistemeve unike, që nënkupton një suport global të peshkimit nga i cili varen miliarda njerëz. Ato përfaqësojnë një rregullator vendimtar kundër krizës klimatike.
Në dekadat e fundit, oqeanet kanë absorbuar mbi 90% të tepricës së nxehtësisë në shkallë globale dhe ndryshimet klimatike shihen si përgjegjëset kryesore ndaj rritjes së vazhdueshme të temperaturës dhe aciditetit të oqeaneve. Kjo gjë mund të verë në rrezik shumë gjallesa bimore dhe shtazore. Aktiviteti njerëzor po ashtu, po ushtron një ndikim tepër negativ në parametrat fiziko-kimikë të ujërave të deteve të hapura dhe kjo gjë e rëndon më tepër situatën
“Momentalisht, nuk ka rregullatorë të tillë, që të jenë gjithëpërfshirës për mbrojtjen e jetës detare në këto zona”, tha për CNN Liz Karan - drejtore projekti pranë Pew Charitable Trusts. Rregullat që ekzistojnë janë të pjesshme, të fragmentuara dhe të zbatuara dobët, që do të thotë se aktivitetet në detet e hapura janë shpesh të parregulluara dhe të monitoruara në mënyrë joefiçente, duke i lënë ujërat në një gjendje tepër të cënueshme.
“Ekzistojnë diferenca të pamenaxhueshme ndërmjet pjesëve të ndryshme të puzzle-it. Kjo është një e vërtetë jo e mirë.”, tha në një intervistë për CNN Douglas McCauley, profesor i shkencave oqeanike në Universitetin Santa Barbara, të Kalifornisë.
Traktati i ri i oqeaneve synon që të zvogëlojë këto diferenca dhe do të garantojë instrumente ligjore për krijimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura detare. Eskpertët janë të mendimit se zbatimi i të gjitha premtimeve të dhëna nga OKB për biodiversitetin global, në frymën e objektivave të COP15 (Konference e OKB-së për Biodiversitetin në Montreal) do të gjenerojë rezultate të prekshme.
“Një traktat i suksësshëm do të na ndihmonte që deri në 2030, të arrijnim të mbronim oqeanet, për të paktën 30% të sipërfaqessë tyre”, përmend Monica Medina, zëvëndës sekretare e SHBA për Oqeanet, Mjedisin dhe Çështjet Shkencore.
Traktati i mbrojtjes së oqeaneve është një nismë e cila filloi rreth 2 dekada më parë. Në vitin 2004, OKB krijoi një grup për të diskutuar lidhur me mbrojtjen e oqeaneve, por deri në vitin 2015 nuk dha ndonjë rezultat konkret dhe të dëshiruar. Në vitin 2018 punimet filluan në mënyrë intensive duke filluar negociatat për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtare.
“Ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga hera e parë kur është shtruar si pyetje dhe ja ku jemi sot.” tha Karan. Shumë kishin shpresuar se 2022 do të shënonte përparim, por fatkeqësisht, bisedimet e zhvilluara gjatë muajit Gusht, (me fokus të analizës gjysmën e dytë të vitit) rezultuan jo të suksesshme. Negociatat e fundit u konsideruan si shansi i fundit për oqeanet në botë, të cilat gjeneruan disa cështje shqetësuese lidhur me mbarëvajtjen e marrëveshjes. Pengesat kryesore kishin lidhje me zbutjen e proçeseve për shpalljen e zonave të mbrojtura detare dhe sigurimin e ndarjes së barabartë të kostove dhe përfitimeve, veçanërisht pasi shumë vende në zhvillim mund të mos kenë teknologjinë ose kapacitetin e duhur për të realizuar kërkime shkencore. Fatmirësisht, pas shumë bisedimesh dhe përpjekesh, negociatat përfunduan me sukses, mbasditen e datës 04.03.2023 dhe u finalizuan me një marrëveshje.
“Ne lavdërojmë shtetet që kërkuan kompromise duke mënjanuar diferencat dhe duke u përkushtuar në çështjen e mbrojtjes së oqeaneve. Qëllimi ynë është që deri në 2030, të ruajmë dhe të mbrojmë oqeanet, së paku për 30% të sipërfaqes së tyre në rang global. Na mbetet ende më pak se një dekadë, ndaj nuk kemi kohë për të humbur.” Tha përfaqësuesja e ‘Greenpeace’-it, Meller.
“Nëse ne duam që detet e hapura të jenë në kushte të mire për jetën në tokë, duhet të modernizojmë me shpejtësi, sistemin aktual. Kjo është mundësia jonë e vetme. Koha është e kufizuar dhe ndryshimet klimatike janë disfavori ynë më i madh, pasi “flakët e ferrit” rrezikojnë të ndizen edhe mbi oqean”, tha McCauley/CNN
