Mungesa e ujit: Autoritetet në qytetin Montevideo, Uruguaj, shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Uruguait Luis Lacaille Pou shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Montevideo për shkak të mungesës së ujit e cila ka shkaktuar marrjen e masave emergjente të tilla si heqjen e TVSH për ujin e ambalazhuar dhe ndërtimin e një rezervuari të ri dhe një sistem uji për qytetin prej 1.3 milionë banorësh.
Vendi i Amerikës Latine po përjeton thatësirën më të keqe të 74 viteve të fundit, e cila ka çuar në shterimin e rezervuarit kryesor që furnizon kryeqytetin. Problemi u përkeqësua në muajin maj 2023, kur u zbuluan mungesat e para. Kreu i shtetit siguroi se ndërtimi i ujësjellësit të ri, që nisi më 20 qershor 2023, do të përfundojë brenda 30 ditëve.
Për momentin furnizimi me ujë është i garantuar në spitale, azile dhe qendra të kujdesit për të miturit. Qeveria njoftoi gjithashtu se dy litra ujë në ditë do të shpërndahen pa pagesë për rreth 21,000 përfitues të programit të mirëqenies.
