Lajme nga bota


Studimi zbulon se 30m ton akuj në orë humbasin në Greenland

Një studim ka zbuluar se akullnajat në Greenland po humbasin mesatarisht 30 milion ton akuj në orë për shkak të krizës klimatike, 20% më shumë sesa mendohej më parë.

Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se rritja e nivelit të ujit në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike të quajtura Amoc, çka do të sjellë pasoja të rënda për njerëzimin.

Humbja e madhe e akullit nga Greenland si rezultat i ngrohjes globale është regjistruar për dekada. Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj përmes të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe rritjen e nivelit të detit.

Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë mundur të llogarisin tërheqjen e akullnajave që tashmë shtrihen kryesisht nën nivelin e detit. Në studim, fotot satelitore u analizuan nga shkencëtarët për të përcaktuar pozicionin e akullnajave në Greenland çdo muaj, nga viti 1985 deri në vitin 2022. Kjo metodë zbuloi një humbje totale prej një trilion akull.

“Ndryshimet në Greenland janë të jashtëzakonshme dhe ato po ndodhin kudo – pothuajse çdo akullnajë është tërhequr gjatë dekadave të fundit,” tha Dr. Chad Greene, në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në SHBA.

Një pjesë e konsiderueshme e shtresës së akullit mendohet se është afër pikës së shkrirjes së pakthyeshme sipas shkencëtarëve. Studimi i botuar në revistën Nature përdori teknika të inteligjencës artificiale. Kjo tregoi se shtresa e akullit në Greenland kishte humbur një sipërfaqe prej 5000 km2 që nga viti 1985. Studimi shton se mesatarisht humbasin 30 milion ton akuj në orë.  

 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.