Lajme nga bota


Kryetari i bashkisë: Ndryshimet klimatike qëndrojnë prapa valës më të lartë të përmbytjeve në Venecia

Përmbytjet e mëdha në Venecia që kanë lënë pjesën më të madhe të qytetit italian nën ujë janë një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike, thotë kryebashkiaku.

Këto janë nivelet më të larta të ujit në rajon në më shumë se 50 vitet dhe do të lënë "një shenjë të përhershme", ka shkruar në Twitter kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.

"Tani qeveria duhet të dëgjojë," shtoi ai. "Këto janë efektet e ndryshimeve klimatike ... kostot do të jenë të larta."

Ujërat në Venecia arritën kulmin në 1.87m, sipas qendrës së monitorimit. Që prej fillimit të regjistrimeve zyrtare në 1923, vetëm një herë janë regjistruar nivele më të larta më parë, në vitin 1966 duke arritur në 1.94m.

Pamjet fotografike tregojnë vendet e famshme turistike plotësisht të përmbytura dhe njerëzit duke u endur nëpër rrugë ndërsa Venecia u godit nga stuhia


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.