Lajme nga bota


Përmbytjet në Venecia, qeveria italiane do shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Italia do deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në Venecia, pasi qyteti italian u përfshi nga nivele të larta të ujit prej 1.87 metrash.

Uji përmbyti bazilikën historike të qytetit dhe ndërpreu energjinë elektrike në banesa.

Më shumë se 80% e qytetit, një vend i trashëgimisë botërore në Unesco, ndodhet nën ujë pas baticave.

Kryeministri Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjen si një goditje në zemrën e vendit.

Ai tha se qeveria do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

“Më dhemb fakti që shoh qytetin kaq të dëmtuar, trashëgimin artistike të komprometuar dhe aktivitetet e tij tregtare në gjunjë,”-tha Conte në një postim në Facebook.

Ai tha se qeveria do të përshpejtojë ndërtimin e strukturave mbrojtëse për qytetin, duke iu referuar posaçërisht të ashtuquajturit projekti Mose, një sistem pengesash hidraulike që mbyllin lagunën në rast të rritjes së niveleve të detit dhe stuhive të dimrit.

Kryeministri pritet të njoftojë masat e urgjencës më vonë.

Kjo vjen pasi paralajmërohet se batica do vazhdojë të mbetet e lartë në ditët në vijim, megjithëse niveli nuk pritet të tejkalojë lartësinë 130 cm.

Kryetari i Komunës së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimin e klimës për nivelin më të lartë të ujit në qytet në më shumë se 50 vjet.

Ai shtoi se ndikimi i përmbytjeve në qytet është i madhe dhe se do linte një shenjë të përhershme.

Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit,  është një nga zonat më të goditura.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.