Lajme nga bota


Dhoma e Këshillit të Venetos përmbytet menjëherë sapo kishte refuzuar masat për ndryshimet klimatike

Këshilli i rajonit të Venetos, që është i lokalizuar në Kanalin e Madh të Venecias u përmbyt për herë të parë në histori këtë të marte në mbrëmje, vetëm pak minuta pasui kishte refuzuar të miratonte disa propozime që synonin marrjen e masave për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Qyteti historik italian është gjunjëzuar këtë javë nga përmbytjet më të këqija që ka parë prej 50 vitesh.

CNN raporton se dhoma e këshillit në Pallatin Ferro Fini filloi të fusë ujë rreth orës 22:00 ndërsa këshilltarët po debatonin buxhetin rajonal 2020.

“Ironikisht, dhoma u përmbyt nga uji dy minuta pasi shumica e këshillit rrëzoi amendamentet për përballjen me ndryshimet klimatike” shkruan CNN.

Në mes të masave që u refuzuan ishin ato për të financuar burime të ndryshme për këtë qëllim, e mes tyre edhe për zëvëndësimin e autobuzëve me karburant me autobuzë të rinj që shkatojnë më pak ndotje.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.