Lajme nga bota


Ndotja shfrytëzohet për biznes, qytetarët në radhë për të blerë ajër të pastër

Situata sa vjen e bëhet më e rëndë në Indi.

Ndotjen alarmante të ajrit, disa po e përdorin si biznes.

Qytetarë të shumtë në Nju Delhi u vendosën në radhë për të blerë “ajër të pastër” në lokalin e emërtuar “Oxy Pure”.

Ndotja arrin në nivele ekstreme, saqë në disa vende të kryeqytetit indian është thuajse e pamundur të jetohet.

Lokali që shërben oksigjen u hap në maj të këtij viti.

Një trajtim prej 15 minutash me oksigjen të pastër kushton rreth 4 euro për person.

Në menu, klientët mund të zgjedhin mes disa aromave për oksigjenin e tyre.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.