Lajme nga bota


Parlamenti i BE-së shpall gjendjen e jashtëzakonshme klimatike

Parlamenti Evropian ka shpallur "gjendjen e jashtëzakonshme klimatike dhe mjedisore" në Evropë dhe në botë, duke i dhënë dritën jeshile një rezolute jo legjislative. Në këtë mënyrë është rikthyer sfida për Komisionin e ri të udhëhequr nga Ursula von der Leyen e cila, nga ana e saj, ka njoftuar se brenda 100 ditëve të para të mandatit do të sjellë në tryezë një axhendë të re të gjelbër. Rezoluta kaloi me 429 vota pro, 225 kundër dhe 19 abstenime.

Duke patur parasysh Cop25, Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike që do të mbahet nga 2 deri më 13 dhjetor në Madrid, Parlamenti miratoi këtë rezolutë, duke i kërkuar Komisionit që të sigurojë nëse të gjitha propozimet përkatëse legjislative dhe buxhetore janë plotësisht në përputhje me qëllimin e kufizimit të ngrohjes globale në nën 1.5 gradë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.