Lajme nga bota


Ndryshimet e klimës po kërcënojnë botën, ja vendi që rrezikoi këtë vit

Valë të mëdha nxehtësie po godasin në mënyrë të pazakontë vende të pasura dhe të varfra, vitet e fundit.

Sipas ndeksit Global të Rrezikut të Klimës, botuar nga Qendra Kërkimore Ekologjike Jerman Woch, Japonia ishte vendi që u prek më tepër në vitin 2018.

Vendi i zhvilluar aziatik u godit nga nxehtësia ekstreme e verës, shirat e dendur dhe tajfuni më i fortë në një çerek shekulli, njofton Reuters.

Në vitin 2018, 138 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 70,000 u shtruan në spital për shkak të një valë të fortë të nxehtësisë së verës në Japoni.

Gjermania, një vend tjetër i industrializuar, ishte në vendin e tretë pasi përjetoi periudhën më të nxehtë nga prilli deri në korrik, duke çuar në vdekjen e më shumë se 1.200 njerëzve dhe thatësirës së madhe në vitin 2018.

India, e renditur në vendin e pestë, u godit nga valët më të gjata të nxehtësisë, e cila solli mungesë uji, rendimente të dobëta të korrave dhe rrëmujë, dhe u ekspozua ndaj përmbytjeve dhe cikloneve monsunike.

Në të gjithë Evropën, shkencëtarët llogaritin se valët e nxehtësisë ekstreme tani janë deri në 100 herë më shumë të ngjarë se një shekull më parë.

Stuhi të forta, ndërkohë, shkatërruan Filipinet në vitin 2018, duke u renditur e dyta në indeksin e rrezikut të klimës, me tajfunin Mangat duke shkaktuar humbje të mëdha.

Edhe vendet afrikane po përballen me një klimë të pazakontë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.