Lajme nga bota


GJERMANI – Industria kërkon standarde më të rrepta mbi emetimet e gazrave

Kreu i Federatës Gjermane të Industrive (BDI) ka paralajmëruar standarde më të rrepta për emetimet e gazrave serrë në Bashkimin Europian përpara publikimit të së ashtuquajturës “Marrëveshja e gjelbër”.

”Kufijtë e fizibilitetit teknik, ekonomik dhe shoqëror janë vënë gjithnjë e më shumë në provë”, tha Kempf.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të paraqesë planet e saj për të ashtuquajturën “Europë neutrale ndaj klimës” deri në vitin 2050.

Qëllimi i saj është të arrijë në emetimet zero të gazrave serrë deri në atë vit.

Qëllimi i ndërmjetëm për vitin 2030 është të zvogëlojë emetimet në të paktën 50% në krahasim me fillimin e vitit 1990.

“Aftësia e Evropës për t’u përballur me të ardhmen nuk varet ekskluzivisht nga ‘Marrëveshja e gjelbër’. Konkurrenca ndërkombëtare duhet të jetë një objektiv po aq i rëndësishëm, pasi një sektor industrial konkurrues dhe inovativ duhet të gjenerojë miliardat e nevojshme për të investuar në mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi Kempf.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.