Lajme nga bota


Sipas një studimi të ri, depresioni dhe vetëvrasjet janë të lidhura me ndotjen e ajrit.

Njerëzit që jetojnë të ekspozuar për një kohë të gjatë në vende me ndotje të ajrit rezultojnë të kenë shanse më të larta depresioni dhe vetëvrasjeje, sipas një përmbledhje sistematike të të dhënave botërore.

Nëse do të arrinim nivelet e ndotjes së ajrit në të gjithë botën në kufirin ligjor të BE-së, mund të parandalohen miliona raste të njerëzve të depresionuar, sugjeron studimi. Kjo supozon se ekspozimi ndaj ajrit toksik po shkakton këto raste gjithnjë e në rritje.

Ndotja e analizuar në studim shkaktohet nga djegia e karburanteve nga automjetet, shtëpitë dhe industritë. Studiuesit thanë se këto prova të reja i japin zë më tej thirrjeve për të trajtuar atë që Organizata Botërore e Shëndetit e quan "urgjencë të heshtur të shëndetit publik" të ajrit të ndotur.

"Ne kemi pasqyruar në studim se ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëm të madh në shëndetin tonë mendor, duke e trajtuar rastin për pastrimin e ajrit që thithim edhe më urgjent," tha Isobel Braithwaite, e cila drejtoi studimin.

Nivelet brenda kufirit të BE-së mund të bënin një ndryshim të madh, tha ajo. "Kështu mund të parandalohet rreth 15% e rasteve të depresionit, duke supozuar se ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë. Do të ishte një ndikim shumë i madh, sepse depresioni është një sëmundje shumë e zakonshme dhe po rritet dita-ditës. "Më shumë se 264 milion njerëz vuajnë nga depresioni, sipas OBSH.

Joseph Hayes, gjithashtu pjesë e ekipit të studimit, tha: "Provat tregojnë qartë se ndotja e ajrit rrit rrezikun e problemeve të shëndetit mendor."

Studime të tjera tregojnë se ndotja e ajrit shkakton rënie "të mëdha" të nivelit të inteligjencës dhe është e lidhur me problemet psikike. Një përmbledhje gjithëpërfshirëse globale gjatë këtij viti arriti në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë çdo organ dhe pothuajse çdo qelizë në trupin e njeriut.

Për më shumë: https://www.theguardian.com/environment/2019/dec/18/depression-and-suicide-linked-to-air-pollution-in-new-global-study?CMP=Share_iOSApp_Other

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.