Lajme nga bota


Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Autoritetet australiane kërkuan një tjetër evakuim masiv, në të gjithë juglindjen e vendi pasi temperaturat e larta kanë shkaktuar sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andreës, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

“Nëse merrni udhëzime për t’u larguar, atëherë duhet të largoheni. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj”, tha ai.

Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz janë vrarë nga zjarret. Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njejtë me madhësinë e Koresë së Jugut.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.