Ajri i ndotur sjell më shumë se 28 mijë vdekje të parakohshme brenda vitit
Nga të dhënat rezulton se cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht e dobët, kjo pasi të gjitha vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria tejkalojnë mesatarisht kufirin maksimal ditor të grimcave që është 10 mikrometra ose më i vogël në diametër.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë kulturat industriale të domates!
Quhen domate industriale (në anglisht processing tomatoes): dhe janë pikërisht ato fruta të destinuara të mbërrijnë në tavolinat tona tashmë të përpunuara, për shembull në formën e ketchup-it ose konservave e salcave të ndryshme. Një studim i botuar në Nature Food analizoi se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në këto kultura dhe lajmet nuk janë të mira. Deri në vitin 2050 oferta globale e domateve industriale pritet të bjerë me 6% krahasuar me periudhën 1990-2009.

Studimi: Moti ekstrem lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit
Shkencëtarët më në fund kanë konfirmuar lidhjen midis ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe disa ngjarjeve ekstreme të motit, në një studim të ri.

Lumi më i gjatë në Itali po përjeton thatësirën më të keqe në 70 vjet, çfarë do të thotë kjo?!.
Pjesë të historisë po rishfaqen nga lumi Po, të shpërfytyruara nga mungesa e ujit. Kur në fund të marsit të kaluar, fotografi amator Alessio Bonin filmoi me dronin e tij rrënojat e një anijeje mallrash të fundosur përballë Gualtieri (Reggio Emilia) gjatë Luftës së Dytë Botërore, rrjedha më e rëndësishme e ujit në Itali tashmë ishte dëmtuar seriozisht nga thatësira që goditi të gjithë luginën e Po.
