E frikshme! Mbetjet plastike pritet të “pushtojnë” botën pas 20 vitesh, do arrijnë në 1.3 miliardë ton
Sipas një raporti të bërë nga Universiteti Leeds mbi ndotjen e planetit nga plastika ata dolën në përfundmimin se nëse nuk ndërmeren masa në të gjithë botën, mbas 20 vitesh shifra e plastikës do të arrijë deri në 1.3 miliardë ton.
Dr Costas Velis u shpreh se ky numër është “befasues” por kemi mundësinë që ta pengojmë këtë gjë.

Milano, stuhia e dhunshme përmbyt qytetin, probleme me trafikun
Një stuhi e dhunshme ka goditur Milanin ditën e sotme.
Për shkak të shirave të dhunshëm lumi Seveso shkaktoi disa përmbytje në qytet dhe në bashkitë e Veriut.

Vrasja e balenave në ishujt Faroe, denoncimi i Sea Shepard: ‘Masakër e ritualizuar’
Në ishujt Faroe daneze ka nisur Grindadrap, gjahu tradicional, ku çdo vit vriten qindra delfinë dhe balena. Ai që kanë ngritur zërin kundër kësaj masakre është kapiteni Paul Watson, themelues dhe president i Sea Shepherd, që prej vitesh merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve të faunës detare. Sipas Watson bëhet fjalë për një masakër të përvitshme.

Ndryshimet klimatike: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në vitin 2100
Ekziston mundësia që arinjtë polarë të zhduken deri në fund të shekullit, nëse nuk kemi më shumë veprim për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike, parashikon një studim. Studiuesit thonë se disa popullata tashmë kanë arritur kufijtë e mbijetesës së tyre, teksa akulli i detit të Arktikut zvogëlohet.

Koronavirusi në Brazil, Greta Thunberg do të japë 100 mijë euro për të ndihmuar banorët në Amazonë
Aktivistja 17- vjeçare Greta Thunberg pasi fitoi çmimin Gulbenkian Prize për humanizëm dhe miliona euro përfitime, tha se 1 milionë prej tyre do i dhurojë.
