Milano, stuhia e dhunshme përmbyt qytetin, probleme me trafikun
Një stuhi e dhunshme ka goditur Milanin ditën e sotme.
Për shkak të shirave të dhunshëm lumi Seveso shkaktoi disa përmbytje në qytet dhe në bashkitë e Veriut.

Vrasja e balenave në ishujt Faroe, denoncimi i Sea Shepard: ‘Masakër e ritualizuar’
Në ishujt Faroe daneze ka nisur Grindadrap, gjahu tradicional, ku çdo vit vriten qindra delfinë dhe balena. Ai që kanë ngritur zërin kundër kësaj masakre është kapiteni Paul Watson, themelues dhe president i Sea Shepherd, që prej vitesh merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve të faunës detare. Sipas Watson bëhet fjalë për një masakër të përvitshme.

Ndryshimet klimatike: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në vitin 2100
Ekziston mundësia që arinjtë polarë të zhduken deri në fund të shekullit, nëse nuk kemi më shumë veprim për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike, parashikon një studim. Studiuesit thonë se disa popullata tashmë kanë arritur kufijtë e mbijetesës së tyre, teksa akulli i detit të Arktikut zvogëlohet.

Koronavirusi në Brazil, Greta Thunberg do të japë 100 mijë euro për të ndihmuar banorët në Amazonë
Aktivistja 17- vjeçare Greta Thunberg pasi fitoi çmimin Gulbenkian Prize për humanizëm dhe miliona euro përfitime, tha se 1 milionë prej tyre do i dhurojë.

Kontinenti Afrikan po ndahet ngadalë. Shkencëtarët thonë: një oqean i ri po krijohet
Në një nga vendet më të nxehta në Tokë, përgjatë një zone të rajonit Afar të Afrikës Lindore, është e mundur të qëndrosh pikërisht në vendin ku thellë nëntokë, kontinenti po ndahet. Kjo zonë gjendet pikërisht mbi kryqëzimin e tre pllakave tektonike që shumë ngadalë po largohen nga njëra-tjetra, një proces gjeologjik kompleks për të cilin shkencëtarët thonë se në një moment të caktuar do ta ndajë Afrikën në dy pjesë dhe do të krijojë një basen të ri oqeanik pas disa miliona vitesh.
