Zjarret në Amazonë shënuan rekord në muajin qershor
Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet.
Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019.

10 miliardë dollarë prej metalesh të çmuar hidhen çdo vit si mbeturina elektronike, thonë Kombet e Bashkuara
Të paktën $10 bilionë dollarë në vlerë prej ari, platini dhe metale të tjera të çmuara hidhen çdo vit në malin në rritje të mbeturinave elektronike që po ndotin planetin, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Ngjarje e rëndë/ Më shumë se 350 elefantë ngordhin në Botsvana, shkencëtarët: Bilanc katastrofik
Media e njohur ndërkombëtare “Guardian” shkruan se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Botsvana, ku më shumë se 350 elefantë kanë ndërruar jetë.
Shkencëtarët thanë se kjo ishte ndër katastrofat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, duke e quajtur “katastrofë konservimi”. Vdekja masive e elefantëve ka ndodhur në lokalitetin e njohur si Delta Okavango.

Vala e pazakontë e nxehtit në Siberi po çudit banorët, as kafshët nuk e përballojnë
Temperaturat e larta rekord në Siberi mund të bëhen shkak këtë vit për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit, çka do të përkeqësojë më tej krizën e ngrohjes globale.
Qytetet më veriore të Rusisë po regjistrojnë temperatura rekord për stinën, me një klimë që po i ngjason më shumë shteteve të tropikut sesa atyre arktike.

Reja sahariane mbështjell Karaibet, errësohen qiejt e Kubës, Puerto Rikos, Meksikës e Majamit në SHBA
Qiejt e disa shteteve tropikale në Amerikë janë errësuar për shkak të një ere masive nga Saharaja. Autoritetet kanë apeluar mbajtjen e maskave për të evituar dëmet në shëndet duke ditur edhe lidhjen mes ndotjes dhe vdekshmërisë prej kovidit.
