Thuhej se ishin shkaktarë të Covid-19 – Pse pangolinat janë gjitarët më të trafikuar në botë?
Megjithë pamjen e tyre të zvarranikëve, pangolinat në fakt janë gjitarë. Ata trafikohen nga gjuetarët në të gjithë botën, dhe përdoren në mjekësinë tradicionale kineze. Kjo tregti e paligjshme i bën ata të prekshëm nga zhdukja.

Lufta ndaj baktereve në spitale bëhet më e fortë me anë të ndihmës së lëkurës së peshkaqenëve
Peshkaqenët shpesh diskutohen në emisione televizive ose lajme që përqendrohen në sulmet e tyre ndaj njerëzve. Por shkencëtarët kanë disa vite tashmë që kanë zbuluar se peshkaqenët mund të frymëzojnë një lloj të ri materiali për sipërfaqe të ndryshme që do të sulmonte bakteret, duke ndihmuar njerëzit në vend që t'i lëndonin ata.

Ka shumë mundësi që viti 2020 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar rradhazi
Ndërkohë që vëmendja e publikut është përqëndruar në pandeminë globale dhe protestat kundër padrejtësive sociale, gjendja kritike e ndryshimeve klimatike vazhdon të përkeqësohet. Po rriten mundësitë që 2020-ta të jetë viti më i nxehtë i regjistruar që nga fillimi i regjistrimeve globale nga fundi i viteve 1800 (ndodhi që po përsëritet çdo vit).

Matja e ndotjes së ajrit nëpërmjet satelitëve - Instrumenti MAPS
Secili prej nesh ndeshet çdo ditë me ndotjen e ajrit, sepse pasojat që shkaktohen prekin fusha të ndryshme të jetës sonë. Në mënyrë që të marrim masa për zvogëlimin e sasisë së gazrave serrë ne na duhet të masim sasinë e këyre gazeve të dëmshme në atmosferë. Kohët e fundit, me zhvillimin e teknologjive të ndryshme është mundësuar matja e përqendrimit të monoksidit të karbonit, metanit, dioksidit të karbonit, etj në atmosferë nëpërmjet instrumentit MAPS.

Maskat, dorezat plastike e mbetje të tjera nga COVID-19 po ndotin oqeanet tona
Pajisjet mbrojtëse për parandalimin e infektimit nga koronavirusi po ndotin gjithnjë e më shumë oqeanet tona. COVID-19 ka pasur një sërë ndikimesh të papritura në mjedis, duke zvogëluar riciklimin dhe duke rritur përdorimin e plastikës në të gjithë botën. Qeveritë duhet të marrin masa të menjëhershme për këtë.
