Poloni: Prifti ekologjist ideon kryqin që prodhon energji
Natën, ky kryq i lartë prej 40 metrash mbi kishën katolike në Poloninë qendrore ofron një shfaqje dritë neoni me ngjyrë blu, të kuqe ose vjollcë. Gjatë ditës, kryqi prodhon energji elektrike për ngrohje dhe ajër të kondicionuar për kishën.

Ndikimi në mjedis i kufizimeve prej koronavirusit
Nga ujërat e pastra kristal në kanalet e Venecias deri në rënien dramatike të niveleve të ndotjes në qytetet e mëdha, pandemia e koronavirusit gjykohet se ka pasur një sërë efektesh pozitive në mjedis, për shkak se miliona njerëz e mijëra aktivitete në të gjithë botën janë mbyllur.

Niveli i ndotjes së ajrit kontribuon në vdekjet nga Covid-19
Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të jenë “një nga kontribuesit më të rëndësishëm” në vdekjet nga Covid-19.

Zjarret në Ukrainë shumë afër impiantit bërthamor të Çernobil-it
Zjarrfikësit në Ukrainë kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që rrezikonin impiantin bërthamor të Çernobilit. Një zjarr masiv që avancoi prej një jave në pyjet e Ukrainës është arritur të shuhet para se t'i afrohej rrezikshëm impiantit bërthamor të Çernobilit.

Sipas një studimi të fundit, ndikimi njerëzor në jetën e egër është arsyeja e përhapjes së viruseve tek njerëzit.
Gjuetia, bujqësia dhe lëvizja globale e njerëzve ka çuar në rënie masive të biodiversitetit dhe rritje të viruseve të rrezikshëm si Covid-19, duke u transmetuar nga kafshët te njerëzit, shkruhet në studim.
