Ndikimi në mjedis i kufizimeve prej koronavirusit
Nga ujërat e pastra kristal në kanalet e Venecias deri në rënien dramatike të niveleve të ndotjes në qytetet e mëdha, pandemia e koronavirusit gjykohet se ka pasur një sërë efektesh pozitive në mjedis, për shkak se miliona njerëz e mijëra aktivitete në të gjithë botën janë mbyllur.

Niveli i ndotjes së ajrit kontribuon në vdekjet nga Covid-19
Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të jenë “një nga kontribuesit më të rëndësishëm” në vdekjet nga Covid-19.

Zjarret në Ukrainë shumë afër impiantit bërthamor të Çernobil-it
Zjarrfikësit në Ukrainë kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që rrezikonin impiantin bërthamor të Çernobilit. Një zjarr masiv që avancoi prej një jave në pyjet e Ukrainës është arritur të shuhet para se t'i afrohej rrezikshëm impiantit bërthamor të Çernobilit.

Sipas një studimi të fundit, ndikimi njerëzor në jetën e egër është arsyeja e përhapjes së viruseve tek njerëzit.
Gjuetia, bujqësia dhe lëvizja globale e njerëzve ka çuar në rënie masive të biodiversitetit dhe rritje të viruseve të rrezikshëm si Covid-19, duke u transmetuar nga kafshët te njerëzit, shkruhet në studim.

Një tigër në kopshtin zoologjik të Bronksit ka rezultuar pozitiv me Covid-19
Tigri i gjinisë femër, i quajtur Nadia, besohet të jetë rasti i parë i njohur i një kafshe të infektuar me Covid-19 në SH.B.A. Nadia, së bashku me gjashtë kafshë të tjera, mendohet të jenë infektuar nga një roje asimptomatik i kopshtit zoologjik.
